Saturday, May 18, 2024

(Video) Reklamat në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, reagojnë drejtuesit e atletikes shkodrane

Lexo

Vendosja e reklamave elektronike në stadiumin “Loro Boriçi” ishte lajmi më i mirë që qarkullon prej dy ditësh në mjesidin sportiv shkodran dhe më gjërë. Ato kanë mbërritur në qytetin verior që prej mesditës të së dieles, ndërkohë që nuk kanë vonuar dhe pas pak orësh ato janë montuar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” duke bërë edhe testet përkatëse.

Por, pas një lajmi të mirë, duket se vjen një tjetër jo i mirë. Kjo ka të bëjë me sportin e atletikes, sportistët e të cilit teksa janë paraqitur pasditen e së hënës për seancën e parë stërvitore të javës, janë ballafaquar me bllokimin e pistës.

Në fakt, siç dallohen qartë në foto, por edhe në videon që shoqëron shkrimin, reklamat elektronike janë vendosur në korsinë e dytë të pistës së stadiumit “Loro Boriçi”, dhe sipas sportistëve dhe vetë trajnerëve të tyre, prania e tyre në atë pozicion pengon dukshëm zhvillimin e seancave stërvitore të atletëve të Vllaznisë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i atletikes shkodrane, Albert Marashi shprehet shumë i shqetësuar me atë çfar ka konstatuar në pistën e “Loro Boriçit”. Siç bën të ditur vetë Marashi, stafi i trajnerëve të atletikës shkodrane ka vënë në dijeni menjëherë drejtuesit e K.F Vllaznia, Bashkinë e Shkodrës si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ndër të tjera ato kërkojnë që të gjendet një mënyrë e vendosjes së reklamave në pistën e stadiumit më afër bordurës së pistës së parë, apo të spostohen në pistën e fundit. Sepse, sipas tyre, në këtë mënyrë del jashtë përdorimit vetem një pistë, ndërkohë që aktualisht dëmtimi është në përmasa më të mëdha.

Kryetrajneri Marashi dhe stafi i tij mbesin me shpresë që situata të normalizohet sa më shpejt, sepse atletët kampionë të Vllaznisë janë në përgatitjet themelore për pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Beograd, si dhe atë Botëror që zhvillohet pas pak ditësh.

(Video: Reklamat në Pistën e stadiumit “Loro Boriçi”-problem për sportin e atletikes)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img