Saturday, May 18, 2024

(Video) Shkodra gati për UEFA Women’s Champions League. 6 dhe 9 shtator 2023, ndeshjet e grupit 7 në “Loro Boriçi”. Kryebashkiaku Benet Beci shpërndan klipin emocionues të Vllaznisë kampione

Lexo

Afrohen emocionet e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit të femra, që siç është thënë edhe më herët, grupi i 7-të i fazës eleminatore të Ligës së Kampioneve të Europës ku bën pjesë edhe Vllaznia e Shkodrës do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Skuadra kuqeblu e drejtuar tashmë nga trajneri i ri Haris Lika, duke pasur pranë edhe mbështetjen e drejtorit sportiv, ish trajnerit të suksesshëm Nikolin Leka dhe trajnerit të portjerëve Fabiol Rexhepi, është në fazën themelore të përgatitjeve.

Presidenti i KFF vLLAZNIA Lazër Matija, i cili ka pjesën e tij të meritës me mirëmenaxhimin disa vjeçar të këtij klubi, bën të ditur për Veriu Sport, se Vllaznia është gati për të këtë fazë të parë kualifikuese, me synimin dhe objektivin e ripërsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League për Femra..

Ndërkohë, nga ana tjetër, një vemendje dhe mbështetje ndaj skuadrës kuqeblu po tregon edhe bashkia Shkodër dhe personalisht, kryebashkiaku Benet Beci, i cili krahas të tjerave, përmes profilit të tij në rrjetin social FB, ka shpërndarë klipin emocionues të prag ndeshjeve eleminatore që do të do të zhvillohen me datë 6 dhe 9 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Për herë të parë në Shqipëri, ndeshjet ndërkombëtare të grupeve të UEFA Champions League për Femra do të luhen në Shkodër në datat 6 dhe 9 shtator.

Vajzat e Vllaznisë, ato të Valur (Islandë), Fomget Gençlik (Turqi) dhe Hajvalisë (Kosovë), do të ndeshen në Shkodër në stadiumin ” Loro Boriçi”.

Le t’i mirëpresim vajzat e t’u tregojmë pasionin për futbollin që ka qyteti ynë.”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

(Video) Vidioklipi i përgatitur me ekipin e Vllaznisë në futboll femra, në prag të ndeshjeve eleminatore të UEFA Champions League për Femra që do të luhen në Shkodër në datat 6 dhe 9 shtator.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img