Merkato-Besëlidhja i merr Shirokës sulmuesin Olamide. Nigeriani ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Kategorinë e Dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Që prej ditës së sotme, Gabriel Olamide Ogungbire, është pjesë zyrtare e Besëlidhjes. Sulmuesi afrikan, i cili spikati sezonin e kaluar në formacionin e Shirokës, ka pranuar ofertën e lezhjanëve që sezonin  e ri futbollistik të jetë pjesë e Besëlidhjes.

Prezantimi zyrtar i Olamides është bërë pasditen e sotme nga klubi lezhjan, i cili e ka publikuar edhe në faqen e tij zyrtare.

Mirë se erdhe, OLAMIDE GABRIEL OGUNGBIRE !

KF Besëlidhja njofton afrimin e Olamide Gabriel Ogungbire, i cili i bashkohet skuadres për sezonin e ri, duke forcuar repartin sulmues të ekipit.”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Sezonin e kaluar, Gabriel Olamide Ogungbire, ishte ndër futbollistët më të mirë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë si dhe golashënuesi më i mirë i KF Shiroka, gjë të cilën pritet ta bëjë edhe në radhët e Besëlidhjes për Kampionatin e Kategorisë së së Parë në sezonin 2026-27.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img