Friday, May 17, 2024

(Video) Shqipëria dominon pjesën e parë. Goli i Qazim Laçit i jep fitoren 1 me 0

Lexo

Shqipëri-Bullgari  1-0(Shënues: Qazim Laçi 41’)

Ndonëse një ndeshje miqësore, kombëtarja kuqezi ka prezantuar një pjesë të parë mjaft të mirë në përballjen me Bullgarinë. Futbollistët e ardhur nga stoli, të cilët nuk patën hapësirë aktivizimi në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Çekisë bënë më të mirën e tyre për të bindur teknikun brazilian Silvinjo që janë gati për t’i dhënë minutat e duhura edhe në ndeshjet zyrtare.

Duke nisur nga Strakosha që jepte siguri në portë dhe për të vijuar edhe me të tjerët, sidomos Muçin dhe Laçin, të cilët dhanë ngacmimet e duhura për portjerin  bullgarMitov, derisa mbërritën tek goli i avantazhit.

Gol, i cili në fakt, si pikënisje ka djaloshin e talentuar me origjinë nga Vermoshi i Malësisë së Madhe, Mario Mitaj për të vijuar me Uzunin me krosin tokasi dhënë në fundoren e majtë dhe finalizimin nga ana e Qazim Laçit, i cili në të 41-tën minutë nuk fal duke goditur fort një top që del në dritë pas një përlasje me mbrojtsit dhe portjerin bullgar.

Avantazhi i kuqezinjëve tanë mbahet në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë duke nxjerrë fituese Shqipërinë me rezultatin 1 me 0. Rezultat ky i hapur për 45 minutat e dyta, bullgarët për të ngulmuar në barazimin e rezultatit, si dhe kuqeblutë për të mbajtur në fuqi avantazhin, pse jo edhe për ta thelluar akoma më shumë në shifra.

(Video) Aksioni i golit të Shqipërisë në minutën e 41-të të pjesës së parë që finalizohet nga Qazim Laçi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img