Wednesday, February 21, 2024

Antonio Conte, drejt rikthimit në Serie A italiane. E kërkojnë, Napoli, Milani dhe Roma

Lexo

Aventura e fundit në pankinë ka qenë ajo në krye të Tottenham. Antonio Conte dëshiron që të rikthehet në stol dhe janë të shumta klubet që e kërkojnë, sidomos në Itali, ku Napoli, Milani dhe Roma synojnë që t’i besojnë skuadrën teknikut të njohur.

Tre kandidatë synojnë që të rikthejnë Conten në Serie A. De Laurentiis e pëlqen shumë teknikun dhe e kërkoi që pas shkarkimit të Rudi Garcias në nëntor, por më pas në krye të Napolit erdhi Mazzarri. Është e sigurt që presidenti i kampionëve në fuqi të Italisë do të tentojë sërish në verë, por konkurrenca do të jetë e madhe.

Sepse edhe Zlatan Ibrahimovic, që tashmë ka një rol drejtuesi te Milani, kërkon që Conte të marrë drejtimin e kuqezinjve. Duhet bindur Gerry Cardinale, që ka theksuar se nuk ka ndërmend të bëjë “çmendurira” në merkato, sepse dihet që Conte synon të fitojë shpejt dhe kërkon një organikë cilësore.

Edhe Roma mbetet një alternativë për teknikun, por më parë drejtuesit e klubit verdhekuq duhet të vendosin për të ardhmen e Josè Mourinho, të cilit i skadon kontrata këtë verë. Kanë filluar që tashmë lëvizjet dhe pritet që sezonin e ardhshëm Antonio Conte të rikthehet në kampionatin italian.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img