(Video) Spektakël në Kampionatin 5×5 Masters-Shkodër. Ekipi i SHRFSH mund në finale Veteranët e Vllaznisë 5-3 dhe shpallet kampion. Trofeu i “Këpucës së Artë” shkon për Marjo Bregun dhe Denis Zmijanin, me nga 30 gola

Lexo

- Reklamë -spot_img

Finalja: Veteranët e Vllaznisë- SHRFSH, 3-5(Shënues: Etrit Nika 4’, 15’, Denis Zmijani 22’, 62’, Admir Hysaj 68’/Senad Mashi 16, Suad Lici 18, Safet Osja 46’)

Vllaznia Veteranët: Avenir Dani, Hysen Zmijani, Suad Lici, Senad Mashi, Amarildo Belisha, Altin Xhahysa, Safet Osja, Edmond Doçi

SHRFSH:Bepin Maka, Denis Zmijani, Admir Hysaj, Etrit Nika, Vahedin Pepaj, Bledar Marshija, Ermir Shimaj, Lazër Matija, Angjelin Simoni, Kujtim Lika, Oliver Pepaj, Fatmir Dautovi

Gjyqtarë: Agron Kastrati, Bekris Dragusha, Jetmir Podgorica

Spektakël, luftë e fortë sportive, emocione dhe dramacitet der në fund të dy shtesave pas mbylljes në barazim të kohës së rregullt e kanë shoqëruar sfidën finale të Kampionatit të Futbollit 5×5 Masters mes ekipeve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe Veteranëve të futbollit Vllaznia.

Një akvitet ky i organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkinë Shkodër dhe shoqata Pro Sport.

Tetë ekipet pjesëmarrëse: Bashkia Shkodër, Veteranët e Vllaznisë, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Shkodër, Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, Spitali Rajonal Shkodër dhe Media Shkodër, konkuruan për rreth gjashtë muaj me radhë në ndeshjet në grupe duke mbërritur tek finalja e madhe e luajtur mbrëmjen e së premtes në Kompleksin Sportiv “Zmijani” të Shkodrës.

Një superndeshje kjo, e cila u ndoq prej së afërmi edhe nga i deleguari i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Cungu, që nën gjykimin e arbitrave të njohur Agron Kastrati dhe Bekris Dragusha dhuroi emocione pa fund, pasi për të përcaktuar ekipin kampion është dashur të luhen dy shtesa nga pesë minuta, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 3 me 3.

Starti i takimit është për ekipin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, i cili kalon në avantazh 2 me 0 falë dy golave mjeshtrorë të Etrit Nikës, por më pas vijnë dy golat e ekipit të Veteranëve të Futbollit Vllaznia me autorë Senad Mashi dhe Suad Lici duke u barazuar rezultati në 2-2.

Në mbyllje të pjesës së parë Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër shënon përsëri, këtë radhë me autor Denis Zmijani duke rimarrë avantazhin 3-2.

Tridhjetë minutat e pjesës së e dytë administrohen mjaft mirë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, dhe kur dukej se koha e rregullt po mbyllet me fitoren e tyre, është goli i Safet Osjes i shënuar në limit për veteranët e Vllaznisë që barazon rezultatin në 3-3. Pas dy shtesave nga 5 minuta, janë përsëri futbollistët e Shoqatës Rajonale të Futbollit, të cilët me dy golat e shënuar nga Denis Zmijani dhe Admir Hysaj fitojnë të gjithë ndeshjen 5 me 3 duke u shpallur kampion të  Kampionatit të parë të Futbollit 5×5 Masters.

Krahas trofeut të ekipit kampion, Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër fitoi edhe një trofe tjetër, atë të golashënuesit më të mirë, të cilën e meritoi Denis Zmijani me 30-të gola të shënuar, po aq sa edhe Marjo Bregu, i cili edhe ai meritoi një trofe të tillë.

(Video) Ndeshjen finale: Veteranët e Vllaznisë- SHRFSH, 3-5 së bashku me dy shtesat, ceremoninë e mbylljes së kampionatit, si dhe prononcimet e të deleguarit të FSHF-së, Armando Cungu, kryetarit të SHRFSH Lazër Matija, golashënuesit më mirë Denis Zmijani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img