Friday, April 26, 2024

Vllaznia dhe Rapid i Vjenes, së shpejti bashkëpunim në rang Akademie e më gjërë

Lexo

Pasditen e djeshme, ekipi kuqeblu e ka pasur në program pushim. Ndaj, e gjithë skuadra me në krye trajnerin Mirel Josa, duke përfituar edhe nga afërsia gjeografike e kampingut ku ato ndodhen, vetëm 30 kilometra larg Vjenes, e ka shfrytëzuar për një shëtije duke u relaksuar në rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit austriak.

Së bashku me skuadrën ka qënë edhe kupola e klubit kuqeblu, presidenti Alban Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm, Blendi Dibra, të cilët të gjithë së bashku, kanë pasur një ftesë speciale për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore mes Rapidit vendas dhe Celltik mysafir.

Ashtu siç e publikoi edhe Veriu Sport, ftesa në fjalë për dy drejtuesit e lartë të klubit Vllaznia ka qënë edhe në planin e një njohje të afër dhe piketimet e bashkëpunimit mes dy palëve. Dhe, në fakt, ashtu ka ndodhur, pasi drejtuesit e Rapidit dhe ato të Vllaznisë kanë qëndruar gjatë mes tyre, gjë e cila informohet në mënyrë zyrtare edhe nga faqja e klubit kuqeblu.

“Ditën e djeshme presidenti i KF Vllaznia z.Alban Xhaferi i shoqëruar nga z.Blendi Dibra, sekretar i përgjithshëm dhe z.Darius Schweintek Kordinator për marëdhëniet ndërkombëtare kanë qënë të ftuar special të presidentit të Rapid Wien, z.Martin Bruckner në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndërmjet Rapid Ëien dhe Selltik Gllasgoë. Delegacioni i Vllaznisë është pritur nga z.Gerhard Hockner anëtar i Bordit Mbikqyrës i cili ka akomoduar miqtë nga Shkodra në sektorin VIP pranë anëtarëve dhe drejtuesve të Rapid Vjenë. Përpara zhvillimit të takimit Presidenti i Vllaznisë dhe delegacioni është shoqëruar nga Presidenti i Rapid Ëien z.Bruckner i cili ka bërë një prezantim të përgjithshëm i ambjenteve të stadiumit dhe organizimit dhe funksionimit të Klubit të Futbollit Rapid Wien. Nga të dy palët është shprehur interesim për të formalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy klubeve duke forcuar punën e përbashkët në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të elementit të ri. Për këtë qëllim ditën e hënë, 11 Korrik 2022, do të organizohet një tjetër takim me z.Nino Rauph Drejtor i Akademisë së Futbollit të Rapid Vjenë, Austri.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img