(Video) Tjetër sukses i mundjes shkodrane. Këtë radhë janë grupmoshat U9 dhe U12 që shkëlqejnë në Kupën e Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Viti 2026 është shoqëruar me një sërë rezultatesh pozitive në Kampionatet Kombëtare të kategorive të ndryshme.

Falë punës pasionante dhe shumë profesionale që kryetrajneri i Vllaznisë Altin Anza vazhdon të bëjë me të gjithë grupmoshat, që nga mosha nëntë vjeçare deri tek kategoria e të rriturve, Vllaznia si ekip është nderuar sistematikisht me trofe nderi. Në të njëjtën kohë, në podiumin e fituesit, si kampion, apo edhe me vende të dyta dhe të treta janë ngjitur një numër i madh mundësish shkodranë.

Suksesi më i fundit për mundjen shkodrane ishte ai i arritur në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U9 dhe U12, i zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.

Aktivitet ky që në grupmoshën nëntë vjeçare Vllaznia si ekip u rendit në vendin e tretë, ndërkohë që shpalli disa kampion, nënkampion dhe vende të treta.

Konkretisht në këtë grupmoshë, kampion kombëtar u shpallën Ubejd Juku pesha 20 kg, Veton Demushi pesha 35 kg,. Nënkapion këtë kategi moshe u shpallen Muhamed Kruja pesha 38 kg, Sabriel Drama pesha 42 kg dhe Jusuf Hafizi pesha 53 kg.

Sa i takon grupmoshës U12, kemi vetëm, një kampion kombëtar individual, dhe ai është Eris Mhillaj i peshës 53 kg. Nënkampion është Ëedah Toro pesha 32 kg, ndërkohë që në vend të tretë renditet Enes Kodra pesha 29 kg.

Rezultatet teknike të mundësve të Vllaznisë-Kupa e Shqipërisë U9 dhe U12

Rezultatet e U9: 

Ubejd Juku – 20 kg, vendi 1

Jasir Hoti – 26 kg, vendi 4

 Ensar Xhabija – 29 kg, vendi 4

Veton Demushi – 35 kg, vendi 1

Muhamed Kruja – 38 kg, vendi 2

Sabriel Drama – 42 kg, vendi 2

Jusuf Hafizi – 53 kg, vendi 2

Rezultatet e U12:

Jusuf Juku – 29 kg, vendi 4

Enes Kodra – 29 kg,vendi 3

Ëedah Toro – 32 kg, vendi 2

Haris Suti – 35 kg, vendi 4

Prisjam Demushi – 42 kg, vendi 4

Muhamed Pizga – 47 kg, vendi 4

Eris Mhillaj – 53 kg, vendi 1

Rajan Grenazi – 66 kg, vendi 4

(Video) Pamje nga ndeshjet e mundësve shkodranë në Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U9 dhe U12.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img