Saturday, October 12, 2024

(Video) Vjen fitorja e parë për Vllazninë U21. Kuqeblutë mundin Korabin 3-1 me golat e Dragoshit, Dulajt dhe Kodrës

Lexo

Vllaznia U21-Korabi U21   3-1(Shënues: Redon Dragoshi 38′, Elidon Dulaj 49′, Klaudio Kodra 90’/Reçi 14’)

Vllaznia U21: Bunjaj, Jahaj, Ramja, Paloka, Dragoshi, Kapllanaj, Dulaj, Cungu, Muhaj, Dodaj, Kodra. Trajner: Ergi Borshi.(U aktivizuan: Moleci, Rusi, Bajrami). Trajner: Ergi Borshi

Korabi: Varfi, Xhafa, Tanushi, Sina, Tershalla, Bocka, Cema, Reçi, Koçi, Gjeka, Hasaj.(U aktivizuan: Tota, Fida)

Gjyqtarë: G. Rebani, J. Podgorica, J. Mala, B. Dragusha, B. Pjetrushi

Duhej të vinte java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën U-21 që Vllaznia të regjistronte fitoren e parë në këtë sezon. Pas katër barazimeve dhe një humbje, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, dolën fitues ndaj ekipit të Korabit të Peshkopisë me rezultatin 3 me 1.

Për t’u theksuar është se në takimin e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në një terren të rrëshqitshëm dhe nën reshjet e shiut, kanë qënë miqtë të parët që kanë kaluar në avantazh me një gol të shënuar nga Reçi që në të 14-tën minutë.

Pësimi i golit shkund kuqeblutë, të cilët në minutat në vijim i shtojnë së tepërmi veprimet sulmuesenë kërkim të golit të barazimit. Dhe, këtë e arrijnë në minutën e 38-të me anë të Redon Dragoshit, futbollist ky kontigjenti i skuadrës së parë, por që në këtë ndeshje, stafi e ka dërguar si përforcim tek 21 vjeçarët.

Me golin e Dragoshit, pjesa e parë mbyllet në barazim 1 me 1, ndërkohë që e dyta hapet me gol përsëri përsëri për Vllazninë. Katër minuta nga starti i kësaj pjese është Elidon Dulaj i cili tund rrjeten e portjerit dibran Varfi.

2 me 1 për Vllazninë, dhe tashmë loja është nën komandën e kuqebluve, të cilët arrijnë ta administrojnë si duhet avantazhin. Dibranët e Korabit këmbëngulin fort për të barazpeshuar rezultatin me disa kundrasulme të shpejta, por nga ana tjetër tekniku Borshi nga pankinë udhëzon futbollistët e tij të vijohet me lojë sulmuese. Dhe, në sajë të disa rasteve të pastra në portën mike, vjen edhe goli i tretë, goli i qetësisë për Vllazninë me autor Klaudio Kodrën, i cili shënohet në minutën e 90-të.

Minutat shtesë, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk sjellin ndryshim rezultati duke lënë në fuqi shifrat 3 me 1 në favor të Vllaznisë.

Pas javës së gjashtë, tabelën e kalsifiimit për Superligën U21 e kryesojë Bylisi i Ballshit dhe Partizani me nga 16 pikë. Erzeni është i treti me 13 pikë, në vend të katërt dhe të pestë, Tirana dhe Vora me nga 12 pikë, Korabi dhe Apolonia ndajnë vendin e gjashtë dhe të shtatë me nga 9 pikë, Vllaznia është e teta me 7 pikë duke lënë pas Egnatian, Teutën, Kukësi, Elbasanin me nga 6, 4 dhe 0 pikë.

(Video) Pamje nga Mikel Thepina të ndeshjes Vllaznia-Korabi, Superliga U21,  e mbyllur me fitoren e Vllaznisë, 3 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img