Friday, May 17, 2024

Zhgënjimin e humbjes së thellë të Vllaznisë me Partizanin 4-1, komentatori sportiv lezhjan, Martin Dedaj e përcjell në vargje

Lexo

Vllaznia humbet thellë 4-1 ndaj Partizanit në Tiranë. Por mund të humbiste shumë më thellë. E unë pas kësaj disfate të saj dhe çfarë pashë në fushë shkrova këto radhë modeste:

VAJMEDET MOJ VLLAZNI…

Moj Vllazni e mjera Vllazni,

Qysh në ujë Ti krejt ke hi.

Kështu si ke punët n’terezi,

Golat pa da n’port’ jan tut’ hy…

E trungullosun ishe n’fushë,

S’ka çfar t’ban Ty ma askush.

As Memell e as Osman!

S’ka për ty kund ma derman…

Për trofe mendjen me harru,

Boll keni, n’mujshi me shpëtu.

N’fund arës, tash po u del vija,

Do t’bini krejt nga kategoria.

Turp’ për ju e faqia e zezë

A i keni kund’ mend e kresë

Kur t’ktheni n’Shkodër me ardhë

Futuni n’Bunë me u shpërlarë…

———-‐————-

Martin DEDAJ

Komentator sportiv( Post ndeshje, Partizani-Vllaznia 4-1, E hënë me 06.11.2023)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img