Monday, April 29, 2024

(Video) Vllaznia Basketboll-Fitojnë meshkujt, humbin femrat

Lexo

(Meshkuj) Skënderbeu-Vllaznia 66-104

(Femra) Vllaznia-Partizani 54-76

Një fitore dhe një barazim, është bilanci i ekipeve të Vllaznisë në basketboll për meshkuj dhe femra, takime këto të vlefshme për javën e parë të fazës së dytë. Fitorja i përket ekipit të meshkujve, i cili nën drejtimin e trajnerit Damian Bekteshi ishte mysafir në qytetin e Korçës duke u ndeshur me ekipin vendas Skënderbeu.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” u dominua tërësisht nga ekipi kuqeblu, i cili e fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 66-104. Një ndeshje kjo ku u aktivizuan të gjithë lojtaret e ekipit, mes të cilëve spikati 18-vjeçari Sead Kopliku i cili realizoi 25 pikë, ku ndër to 21 pike u realizuan nga gjuajtja për 3 pikë duke realizuar plot 7 trepiksha gjatë takimit.

Ndërkohë, për ekipin e femrave, kundërshtari i kësaj jave ishte shumë i fortë, pasi përballë kishin ekipin e Partizanit. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u mbyll me rezultatin e thellë 54 me 76 në favor të ekipit mysafir, i cili për hirë të së vertetës ishte superior gjatë të gjithë takimit.

Duke lënë pas javën e parë, me shumë rëndësi, për dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj, është java e dytë e fazës së dytë, ku formacionet kuqeblu do të ballafaqohen me dy ekipet rivale në renditje të Teutës së Durrësit.

Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit femra, Vllaznia-Partizani 54-76.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img