(Video) Vllaznia drejt Qipros. Të mërkurën, më 5 gusht, në stadiumin “Stelios Kyriakides” të Pafosit, kuqeblutë përballë kampiones të Sllovakisë, Spartak Myjava

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës ka lënë mëngjesin e sotëm qytetin verior duke fluturuar drejt Qipros, aty ku me 5 gusht e pret sfida e parë europiane ku sipas shortit do të ndeshet me kampionen e Sllovakisë, Spartak Myjava.

Skuadra kuqeblu vjen në këtë përballje të parë europiane pas një faze përgatitore model të zhvilluar në Pukë si dhe zhvillimit të dy ndeshjeve miqësore përballë Apolonisë, e cila edhe ajo është pjesë e Kupave të Europës për femra.

Përpara nisjes drejt Qipros, presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija, ka prezantuar lojtaret e reja të ardhura në merkaton e veres, ndërkohë që është shprehur optimist për kalimin me sukses të ndeshjes së parë me  Spartak Myjava, fitorja ndaj së cilës i hap rrugën për vijueshmërinë e ballafaqimeve europiane.

Ndeshja, e cila është në kuadrin e gjysmëfinales së mini-turneut numër 6 të raundit të dytë kualifikues në Rrugën e Kampioneve, do të luhet të mërkurën, më 5 gusht, në stadiumin “Stelios Kyriakides” të Pafosit, në Qipron dhe sipas programit zyrtar të UEFA-s, sfida nis në orën 20:30 me orën shqiptare dhe në orën 21:30 me orën lokale të Qipros.

Takimi në fjalë do të gjykohet nga arbitrja portugeze Filipa Pereira Cunha. Asistente do të jenë Sandrine Gonçalves Santos nga Portugalia dhe Laura Emerencia Szabó nga Hungaria, ndërsa arbitre e katërt do të jetë hungarezja Katalin Sipos.

(Video) Prononcimi i Presidentit të KFF Vllaznia Lazër Matija përpara nisjes drejt Qipros, ku bëri edhe prezantimin e futbolliusteve të reja të merkatos verore.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img