Sunday, December 1, 2024

(Video) Vllaznia, fiton klasiken e futbollit shqiptar për U21. Mund Tiranën 2-1 me golat e Armir Osmanit dhe Gledian Pusit

Lexo

Vllaznia U21-Tirana U21  2-1

(Shënues: Armir Osmani 71’, Gledian Pusi 83’/Besjan Bernaca 56’

Vllaznia U21: Shkoza, Pusi, Paloka, Shimaj, Dulaj, Bizi, Maliqi, Pjeshka, Peku, Musaraj, Bushaj.(U aktivizuan: Osmani, Xhilaj, Aliu.  Trajner: Elvis Plori

Tirana U21: Kozi, Culaj, Sina, Tafa, Meculi, Bernaca, Hysa, Rushiti, Kalemi, MItrovasili, Alite.(U aktivizuan: Qehaja, Kendellaj, TeknoMaçi, Ballhysa. Trajner: Gentian Muça

E martë, 15 nëntor 2022, ora 13:00, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Në harkun kohor të dy ditëve, Vllaznia dhe Tirana janë përballur në dy klasike të futbollit shqiptar. Të dielen në “Selman Stërmasi”, në sfidën e luajtur për llogari të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, Tirana dhe Vllaznia e mbyllen në barazim 0-0. Ndërkohë, pasditen e sotme, Vllaznia dhe Tirana luajtën në stadiumin e Shkodrës, “Reshit Rusi”, klasiken e kategorisë U-21, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë të kampionatit të kësaj grupmoshe.

Një sfidë kjo që në një farë mënyre, nisur edhe nga ritmi, lufta e fortë sportive dhe grinta që shoqëroi 90-të minutat e saj, i ngjasonte asaj të luajtur dy ditë më parë në kryeqytet.

Ndryshimi ishte, se në klasiken e 21 vjeçarëve që u luajt në Shkodër, pati gola, plot 3 të tillë, një në portën e Vllaznisë dhe dy tek Tirana. Dhe, ato nisen nga bardheblutë e drejtuar nga Gentjan Muça, një ish futbollist ky që më heret ka luajtur edhe për ngjyrat e Vllaznisë.

Pas 45 minutave të para që u mbyllen në barazim, 0-0, njëmbëdhjetë minuta nga fillimi i së dytës, ka qënë Besjan Bernaca që kalon në avantazh Tiranën. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga Elvis Plori nuk pajtohen me disavantazhin dhe në 71-tën minutë është Armir Osmani, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar që barazon rezultatin në 1-1.

Teksa minutat kalojnë, duket se sfida në fjalë do të mbyllej në barazim 1-1. Gjithësesi, Vllaznia këmbëngul me disa sulme radhazi, dhe në njërin prej tyre fitojnë një goditje këndi nga e djathta e sulmit kuqeblu. Harkimi në zonën bardheblu, shoqërohet me një shkëputje potente me kokë nga ana e shtalartit Gledian Pusi, duke e dërguar topin në rrjetë.

2-1 për Vllazninë. Tirana shton forcat sulmuese për të mos u larguar pa pikë nga Shkodra, por portjeri Entoni Shkoza është në lartësinë e duhur. Ndërkohë, që nga ana tjetër, Vllaznia është pranë golit të tretë, ku gjuajtjen e Bushit e kthen në lojë shtylla e portës së mbrojtur nga portjeri bardheblu Kozi.

Përfundimisht, 2-1 për Vllazninë, e cila kthehet tek fitorja pas asaj humbje të thellë 5-1 javën e kaluar me Bylisin në transfertë. Tre pikë këto që pas javës së tetë, e pozicionojnë skuadrën kuqeblu në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.

(Video)Pamje nga ndeshja, Vllaznia U21-Tirana U21, fituar nga kuqeblutë me rezultatin 2-1

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img