Wednesday, May 8, 2024

(Video) Vllaznia humb gjysëmfinalen e Superkupës Mbarëkombëtare, e mund Prishtina, 72-80. Të dielen, finalja, Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina në “Qazim Dervishi”

Lexo

Vllaznia-Sigal Prishtina 72-80(72:80-26:16, 17:23, 15:21, 14:20)

Ndërkohë që në gjysëmfinalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare të basketbollit për meshkuj, luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, finaliste është skuadra kosovare Golden Eagle Ylli, e cila duke mundur Teutën 71:89 (16:25, 18:17, 23:24, 14:23), fnalistja tjetër doli nga dueli i luajtur në orët e vona të mbrëmjes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës mes Vllaznisë vendase dhe Sigal Prishtinës mysafire.

Kryeministri Kurti lëshon topin e parë nga qëndra

Përpara startit zyrtar të ndeshjes, Vllaznia-Sigal Prishtina për Superkupën Mbarëkombëtare të baskertbollit për meshkuj, organizatorët kishin programuar një hapje solemne të takimit duke ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të hidhte topin e parë nga qëndra e fushës. Moment ky që krijoi emocion, jo vetem për dy kampet respektive në fushën e lojës, por edhe të sportdashësit e shumtë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Ndeshja

Një nisje fantastike e ndeshjes ishte ajo e Vllaznisë, e cila në periodën e parë kryeson bindshëm me dhjetë pikë diferencë, 26-16. Dhjetë minutëshi i dytë i takimit dominohet nga skuadra mike prishtinase, e cila e fiton këtë period me shifrat 17-23, por që gjithësesi, pjesa e parë mbyllet në favor të Vllaznisë 43 me 39.

Miqtë nga Prishtina vijojnë të lujnë mirë edhe në dy periodat e e pjesës së dytë, të cilat i fiton respektivisht me shifrat 15:21, 14:20 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Sigal Prishtinës me rezultatin e përgjithshëm, 72 me 80.

Fitore kjo që e çon Sigal Prishtinën në finalen e madhe të Superkupës Mbarëkombëtare përballë skuadrës tjetër kosovare, Golden Eagle Ylli. Finale, e cila do të luhet ditën  e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, duke filluar nga ora 19:00.

(Video) Momentet e fundit të mbylljes së ndeshjes, Vllaznia-Sigal Prishtina(72-80)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img