Monday, May 6, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia eleminon Studentin me ndeshje të tretë dhe shkon në gjysmëfinalen e kampionatit

Lexo

Vllaznia-Studenti  3-0(27-25, 25-23, 27-25)

Volejbolli shkodran është me të dyja skuadrat, femra dhe meshkuj në katër më të mirët e Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit shqiptar. Pas femrave të drejtuara nga trajnerja Nora Deda, që eleminuan Barletin Volej me dy fitore radhazi, një në Tiranë dhe e dyta në Shkodër, në gjysëmfinalet e Fazës Play Off ka kaluar edhe ekipi i meshkujve me trajner Artan Kalaja.

Skuadra kuqeblu e meshkujve, sfidoi mbrëmjen e sotme Studentin duke e mundur me rezultatin 3 me 0, takim ky i sjellë në një transmetim të drejtpërdrejtë me koment nga portali Veriu Sport. Kjo ishte ndeshja e tretë, kur të parën e kishte fituar Vllaznia 3-2 në Shkodër dhe Studentin të dytën 3-1 në kryeqytet. Kështu që, me fitoren e ndeshjes së tretë, Vllaznia kualifikohet në gjysëmfinalet e kampionatit kombëtar, faza Play Off.

 

Edhe pse rezultati përfundimtar ishte 3 me 0 për Vllazninë, takimi i luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është shoqëruar me një luftë shumë të fortë sportive plot rivalitet dhe emocione, kun ë dy prej seteve janë dashur pikët shtesë për të përcaktuar fituesin.

Kronika e lojës vë në dukje që seti i parë nis më mirë për Studentin, që ka kryesuar 7-11, 8-15, 15-18, 23-24. Studenti djeg dy mundësi për të mbyllur setin e parë e pas barazimit 25-25, Vllaznia gjen forcë për të fituar në pikët shtesë, 27-25.

Edhe në setin e dytë lufta sportive dhe rivaliteti është i madh. Është Vllaznia që kryeson në 4-0, 9-3, 12-10, por Studenti arrin të barazojë dhe merr avantazhin 18-19. Ndërkohë, fund ii setit është për Vllazninë që fitons 25-23 duke e udhëhequr me sete 2 me 0.

Një tjetër betejë e fortë zhvillohet në setin e tretë, Studenti me synim marrjen e një seti dhe rihapjen e takimit dhe Vllaznia për ta mbyllur ndeshjen në 3-0. Miqtë nga Tirana duket se i kanë shanset për ta bërë të tyrin këtë set, kur kryesojnë 8-12 dhe 19-21. Kuqeblutë me këmbëngulje dhe vendosmëri arrijnë të marrin lojën nën kontroll. Shifrat barazohen në 24-24 duke çuar ndeshjen në shtesë, kanë mundësi ta mbyllin në 26-24, por Studenti barazon 25-25. Dy pikët e fundit janë të Vllaznisë që fiton 27-25 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Fitore kjo, e dyta në tre ndeshje për Vllazninë ndaj një të Studentit duke bërë që kuqeblutë të kualifikohen në gjysëmfinalen e fazës Play Off të Kampionatitit Kombëtar të Superligës. Atje ku gjen Partizanin, takimi i parë i të cilit luhet të premten në Tiranëm ndërkohë që çifti tjetër gjysëmfinalist është Erzeni-Tirana.

 (Video) Ndeshja Vllaznia-Studenti volej meshkuj, 3-0. Transmetim me koment i Veriu Sport, 9 prill 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img