Saturday, May 4, 2024

(Video) Zhgënjen përsëri Vllaznia e basketit meshkuj. E mund Teuta në Shkodër, 73-90. Humbja e 9-të në 10-të javë kampionat

Lexo

Vllaznia-Teuta 73-90 (24-29, 26-17, 13-21, 10-23)

Formacioni i Vllaznisë: Aaron Njike, Jarius Jathniel Shumpert, Redi Rakaj(C), Elian Memçaj, Sead Kopliku, Rajen Mbiara, Dren Hafizi, Edon Kuçi, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Elidon  Bitri. Trajner: Damian Bekteshi

Situata në kampin e basketbollit meshkuj vazhdon të jetë kritike. Mbrëmjen e së shtunës, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi është mundur në shtëpi nga Teuta e Durrësit me rezultatin 73-90.

Në 10-të javë kampionat, kjo është humbja e 9-të që skuadra kuqeblu pëson në këtë kampionat duke vijuar të qëndrojë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit. Një pozicion ndër më të dobëtit në vite që ka pasur basketbolli shkodran i meshkujve.

Riorganizimi i shoqatës së basketbollit Vllaznia, duke bërë të mundur veshjen kuqeblu të tre basketbollistë amerikanë, dha një farë lëvizje për mirë në lojën e kuqebluve që u shoqërua edhe me fitoren në transfertë me Tiranën.

Por realisht, me nëntë humbje në dhjetë javë kampionat dhe vendi i fundit në renditje është një rrezik serioz për largimin e Vllaznisë nga Superliga e basketbollit për meshkuj. Në përballjen e fundit me Teutën, ndeshje kjo e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, duhet thënë se Vllaznia e nisi mirë.

Edhe pse u mund në periodën e parë, 24-29, duke fituar të dytën 26-17, e mbyllë pjesën e parë në avantazh 50-46. Por, çuditërisht përmbysja në favor të durrsakëve ndodhë në pjesën e dytë. Dy perioda për tu harruar për Vllazninë, që të dyja të humbura 13-21 dhe 10-23 bëjnë që e gjithë ndeshja të humbet me rezultatin e thellë 73-90.

(Video) Vllaznia-Teuta, basketboll meshkuj 73-90. Perioda e katërt e ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img