Saturday, July 27, 2024

(Video) Zhgënjimi i radhës për kuqeblutë e koshit. Vllaznia mundet në shtëpi nga Kamza Basket 66-94. Humbja e tetë radhazi dhe vendi i fundit në klasifikim

Lexo

Vllaznia-Kamza Basket  66-94

Për Vllazninë e basketit meshkuj, duket se mundësia e qëndrimit në kategorinë Superiore po fillon të zvogëlohet. Tetë javë kampionat, me tetë humbje radhazi, e kanë zhytur atë në një krizë të thellë. Apeli i trajnerit Damian Bekteshi për ndërhyrje në përforcimin e skuadrës me elementë cilësorë u shoqërua nga presidenca me sjelljen në Shkodër të tre basketbollistëve amerikanë.

Me ardhjen e amerikanëve në gjirin e skuadrës, u duk se situata do të ndryshonte për mirë. Njëri prej tyre u aktivizua javën e kaluar në përballjen me Besëlidhjen, ndërkohë që në ndeshjen e shtunës përballë Kamza Basket, në fushë për Vllazninë ishin që tre të ardhurit nga kontinenti tjetër.

Prania e tre basketbollistëve amerikanë në ndeshjen ndaj Kamza Basket, ishte një mundësi e mirë për të nisur kthesen e kuqebluve, aq më tepër që përballë kishin Kamza Basket, e cila konsiderohet si rivalja direkte për mbijetesen në Superligë.

Ishte kjo arsyeja që për të mundur Kamza Basket, drejtuesit e shoqatës së basketbollit, lëshuan një thirrje publike, ku kërkonin e mbështetjen e tifozërisë shkodranë. Mbështetje, në fakt që nuk mungoi, ashtu si edhe një javë më parë, me protagonist grupimin Vllaznit Ultras, të cilët ishin shumë aktiv gjatë të gjithë ndeshjes.

Por, përfundimi, përsëri zhgënjim nga Vllaznia e basketit meshkuj. Rezultatin 66-94 në favor të Kamza Basket, nuk lë asnjë shteg për diskutim. Me këtë fitore, skuadra kundërshtare e drejtuar nga ish basketbollist shkodran si Eni Llazani, i shkëputet akoma më shumë Vllaznisë duke e përkeqësuar jashtë mase situatën në kampin kuqeblu, ku shpresat e mbijetesës në Superligë vijojnë të pakësohen nga java në javë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Kamza Basket, 66-94, takim i luajtur të shtunën e 26 nëntorit 2022, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img