Wednesday, April 24, 2024

(Video)Adriatic Tennis Park-pret turneun Shkodra Open U16 – Tennis Europe Junior Tour

Lexo

Mbi 60 sportistë, përfaqësues të 12 ekipeve të huaja janë pjesë e turneut ndërkombëtar “Shkodra Open U16 – Tennis Europe Junior Tour”, i cili po zhvillohet në kompleksin sportiv Adriatic Tennis Park të Shkodrës.

Krahas Australisë, Italisë, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut, Kosoves, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Herzegovines, Çekisë dhe Polonisë është edhe Shqipëria e cila përfaqësohet me teniste të tillë të niveleve të larta, si: Amina Xhaferi, Anatereza Guli, Ajri Hoxha, Gresi Bajri, Raina Haxhi, Rea Qinami, Kledi Gaba, Lionel Boci, Tedi Teferici, Denis Gaba, Arlis Muka.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe përfaqësuesi nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, turku Çetin Kesiçi, i cili në një prononcim për Veriu Sport, përcjellë vlerësime maksimale për organizimin e aktivitetit, standartet bashkëkohore që ofron kompleksi Adriatic Tennis Park, por edhe për nivelin e tenistëve pjesëmarrës.

Merita e organizimit të një turneu të tillë me përmasa botërore i takon një stafi të zgjeruar dashamirës të tenisit shkodran, si Gëzim Galiqi, Sokol Hoxha, Alban Dani, Elvis Bilali, etj, së bashku me Kliti Hotin, i cili në këtë aktivitet është në cilësinë e drejtorit të turneut.

Ndër të tjera, drejtori spotiv Kliti Hoti e konsideron këtë turne edhe si një promovim të shkëlqyer që i bëhet qytetit të Shkodrës në prizmin e një turizmi sportiv, ku krahas ndeshjeve në kompleks, konkuruesit dhe shoqëruesit e tyre në Shkodër gjejnë rastin të vizitojnë pikat turistike të Shkodrës.

Për Hotin, e rëndësishme është që pjesëmarrjësit e këtij turneu janë të surprizuar nga mikpritja, kushtet ideale të fushave në kompleksin Adriatik Tennis Park, si dhe Shkodrën si qytet në tërësi, gjë që i nxitë ato të rikthehen përsëri në aktivitetet e tjera ndërkombëtare që priten të organizohen në këtë qytet.

Aktiviteti në fjalë zgjat deri me datë 16 shtator, ndërkohë disa nga rezultatet e ballafaqimeve të para janë këto: Alban Shabani (Serbi) fiton kundrejt Benjamin Hasan (Australi, Milana Konovalova(Poloni)fiton kundrejt Lejla Sijariç (Mali i Zi), Tara Rasoviç (Mali i Zi) fiton kundrejt Maria Vittoria Caligiore (Itali), Natalia Kendrovski(Austri) fiton kundrejt Raina Haxhi (Albani) dhe Ajri Hoxha (Albani) fiton kundrejt Amela Sijariç (Mali i Zi).

(Video) Kliti Hoti-Drejtor i Turneut Ndërkombëtar, “Shkodra Open U16 – Tennis Europe Junior Tour”, flet për aktivitetin

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img