Friday, April 26, 2024

(Video)Boksieri shkodran, Armando Gjetja, sonte në ringun e Atlantic City për titullin kampion përballë Daius Estell

Lexo

Armando Gjetja-Daius Estell, sonte 20:30 me orën amerikane, në  Atlantic City-Casino Tropicana Hotel Resort

Për boksierin shkodran, Armando Gjetja, i cili prej disa vitesh është zhvendosur në New York të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po vazhdon me sukses pasionin e tij për sportin e boksit, mbrëmja e sotme afron një duel shumë të rëndësishëm për karrieren e tij sportive.

Pasi ka kaluar me sukses ndeshjet e mëparshme në konkurimin e boksit në kafaz për kategorinë e disiplines MMA, Gjetja kërkon të hedhë një hap më përpara duke u ballafaquar për titullin kampion.

Pesë fitoreve, ndër to katër me KO, të realizuara gjatë periudhës së fundit, Armando Gjetja kërkon t’i shtojë edhe suksesin për ndeshjen e radhës, të cilën do ta zhvillojë përballë rivalit Daius Estell, boksier kampion në Michigan.

Veriu Sport, mëson se sfida në fjalë e vlefshme për  titullin në federatën MMA, do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Atlantic City tek Casino “Tropicana Hotel Resort” duke filluar nga ora 20:30 me oren amerikane. Në pritje të kësaj sfide, të dy boksierët në fjalë kanë konsumuar peshimin trupor në prani të jurisë së aktivitetit, i cili do të shoqërohet edhe me ndeshje të tjera të peshave të ndryshme.

Sipas programit të turneut, aktiviteti do të fillojë me disa duele të tjera të peshave dhe kategorive të ndryshme, ndërkohë që duke u konsideruar si sfida më e rëndësishme e krejt turneut, përballja, Armando Gjetja- Daius Estell, është planifikuar të jetë e fundit sipas radhës, atëherë kur edhe salla të jetë e mbushur plot me tifozërinë përkatëse.

Sipas informacionit të marrë nga stafi i boksierit shkodran, Armando Gjetja, pjesa më e madhe e sallës është rezervuar nga fansat e Gjetjes, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA, të cilët kanë shprehur dëshirën ta ndjekin nga afër këtë ndeshje duke mbështetur shkodranin Gjetja për fitoren e radhës.

 (Video) Peshimi i boksierëve përpara ndeshjeve zyrtare të mbrëmjes së sotme

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img