Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet të hënën në mbrëmje në Varshavë.
Delegacioni kuqezi ka udhëtuar sot paradite drejt tokës polake, duke mbërritur në mesditë për t;u akomoduar menjëherë në hotel. Pas një pushimi skuadra i është drejtuar stadiumit të ndeshjes PGE Naradoëy dhe fillimisht trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka dalë në konferencën zyrtare për shtyp së bashku me sulmuesin Sokol Cikalleshi dhe më pas ekipi ka zbritur në fushë.
Rregullisht janë stërvitur dhe Thoams Strakosha, Myrto Uzuni dhe Armir Abrashi, i cili e ka kaluar gjendjen gripale dhe është i gatshëm gjithashtu për të luajtur në këtë premierë të edicionit. Stafi teknik ka punuar vazhdimisht me detajet për të përgatitur ekipin për çdo situatë.
I gjithë grupi është shfaqur i karikuar, duke kënaqur pritshmëritë e stafit teknik në drejtim të grintës dhe dëshirës për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e Kombëtares.
Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptare do të jenë të pranishëm në stadiumin e Varshavës për të mbështetur kuqezinjtë në këtë rrugëtim të ri.
(Video) Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Poloni, zhvillohet stervitja e fundit, anti-Poloni