Thursday, April 18, 2024

(Video)Kupa e Shqipërisë në Basketboll. Të shtunën:Tirana-Vllaznia femra dhe Vllaznia-Partizani meshkuj

Lexo

Starton këtë fundjavë Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra dhe meshkuj. Pjesëmarrës në këtë kompeticioni, i dyti më i rëndësishëm pas Kampionatit Kombëtar janë edhe ekipet e Vllaznisë për femra dhe meshkuj.

Për t’u theksuar është se të dy ekipet e Vllaznisë së basketit, femra dhe meshkuj do të drejtohen nga i njëjti trajner. Ai është Bledar Gjeçar, që zyrtarisht ai vazhdon të jetë trajner i ekipit të femrave së bashku me kolegen e tij Afërdita Rakaj. Ndërkohë, me zhvillimet e fundit që shoqëruan basketbollin e meshkujve me dorëheqjen e presidentit Alban Xhaferi, Gjeçaj ka marrë vullnetarisht edhe drejtimin e ekipit të meshkujve. Një iniciativë kjo, që për t’ia dalë me sukses, duhet të sakrifikojë jo pak në këtë drejtim.

Konkretisht, kjo fundjavë do të jetë jo pak e vështirë për trajnerin Gjeçaj, sepse  në bazë të kalendarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, ekipi i tij i femrave do të luajë në kryeqytet përballë Tiranës vendase, ndeshje kjo e planifikuar të startojë në orën 13.00.

Ndërkohë, edhe ekipi i basketit për meshkuj, po të shtunën do të presë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Partizanin, ndeshje kjo e planifikuar për orën 18.00.

Kështu që, teknikut kuqeblu Gjeçaj, do t’i duhet që menjëherë pas mbylljes së ndeshjes së femrave në kryeqytet të nxitojë për të kapur ndeshjen e meshkujve në Shkodër.

Megjithatë, deri në emërimin e një trajneri zyrtar tek meshkujt, në mbështetje të trajnerit Gjeçaj është edhe Damian Bekteshi, i cili krahas pozicionit të kapitenit të skuadrës për momentin po luan edhe rolin e zv.trajnerit. Në pritje të këty dy sfidave çerekfinale që janë shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit në gjysëmfinale, të dy ekipet kuqeblu po përgatiten intensivisht për të bërë më të mirën e tyre në ballafaqimet zyrtare.

Sa i përket riorganizimit të skuadrës së meshkujve, duket se situata po shkon drejt normalizimit. Krahas kontigjentit shkodran që është treguar i gatshëm të vazhdojë kontributin për skuadrën kuqeblu, një gjë të tillë po e bëjnë edhe tre nga shtatë amerikanët që kanë qënë pjesë e skuadrës në kohën kur drejtonte presidenti Alban Xhaferi, me të cilët është gjetur gjuha e përbashkët në aspektin financiar.

(Video e seances stervitore të Vllaznisë meshkuj me trajnerin Gjeçaj)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img