Thursday, March 28, 2024

Vllaznia në Durrës për përgatitjet anti-Tirana. Shqetësojnë katër titullarë

Lexo

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, paraditja e së mërkurës e ka gjetur skuadrën në udhëtim me destinacion qytetin e Durrësit. Bëhet realitet kështu ajo që u deklarua pak ditë më parë që  përgatitjet anti-Tirana, Vllaznia do t’i zhvillojë në bregdetin durrsak.

Nga sa bëhet e ditur kuqeblutë, seanca e parë durrsake do të jetë sot në orën 16.00, ndërkohë që më pas do të pasohet edhe me dy të tjera, të enjten dhe të premten. Seanca këto që do ti shërbejnë skuadrës të marrë formën e duhur sportive dhe për të qënë gati mbrëmjen e së shtunës për sfidën zyrtare ndaj Tiranës, takim ky që është planifikuar të luhet të shtunën në “Air Albania” duke filluar nga ora 19.45.

Në pritje të kësaj ndeshje, tekniku Brdariç pati rastin të testojë skuadrën të dielen e kaluar në miqësoren e luajtur në “Loro Boriçi” ndaj Tërbunit. Referuar edhe kushteve komode që u ka krijuar presidenca, në tre ditët e përgatitjes durrsake, pritet të ketë edhe një testim tjetër benda dy formacioneve kuqeblu për të fiksuar emrat që Brdariç do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Shqetësuese për njëshin e pa nkinës kuqeblu janë mungesat e treshes së futbollistëve që nuk luajtën në miqësoren me pukjanët, mesfushori Jonuzi dhe dy sulmuesit Aralica dhe Gjorgjeviç. Por, kësaj treshe i është bashkuar edhe mbrojtësi Hakaj, i cili si rezultat i një tërheqje muskulare të pësuar në miqësoren ndaj Tërbunit la fushën e lojës në mesin e pjesës së parë.

Burime nga stafi mjekësor i kuqebluve, bëjnë të ditur se me futbollistët në fjalë është duke u punuar intensivisht në mënyrë që të paktën për dy prej tyre të bëhet e mundur të jenë pjesë e kontigjentit të skuadrës për sfidën me Tiranën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img