Friday, May 17, 2024

Vllazni e vonuar në merkato, por edhe në përgatitje!

Lexo

E hëna e 3 janarit 2022 është dita kur klubi kuqeblu ka paralajmëruar fillimin e përgatitjeve të Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit futbollistik 2021-2022. Ndërkohë, gjithnjë sipas informacionit dhënë zyrtarisht nga klubi të martën e 4 janarit skuadra do të udhëtojë drejt Malit të Zi për t’u stacionuar në Ulqin ku pritet të zhvillojë një minifazë përgatitore për të qënë sa më e karikuar në vazhdimin e betejës për ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Merkato ?!

Me fillimin e vitit të ri 2022, zyrtarisht është e hapur merkato për kategorinë Superiore. Periudhë kjo që pritet të shfrytëzohet nga kuqeblutë për të përforcuar skuadrën me elementët cilësorë, aty ku vetë stafi teknik e ka parë të arsyeshme. Të paktën, kështu janë shprehur drejtuesit e klubit si dhe stafi teknik në prononcimet publike. Jjanë lakuar edhe pozicionet ku skuadra e ka të nevojshme të përforcohet. Madje, për këtë pikë në qarkullim kanë dalë edhe emra konkretë, por realisht deri më tash nuk ka asnjë lëzizje në këtë drejtim. Jo vetëm që nga ana e klubit nuk bëhet me dije për asnjë zyrtarizim të ri  në merkato, por nga ana tjetër, edhe ato emra që janë përfolur pet t’u bërë pjesë e Vllaznisë kanë përfunduar në ekipet e tjera të Superiores, kundërshtarë dhe rivalë të kuqebluve. Parë në këtë këndvështrim, Vllaznia është shumë e vonuar në merkato, sepse nëse ka pasur të piketuar ndonjë emër konkret për ta veshur kuqeblu, ai tashmë duhej të ishte gati për të qënë në dispozicion të trajnerit Brdariç që prej ditës së nesërme kur fillojnë përgatitjet e minifazës përgatitore. Megjithatë, duhet pritur, sepse presidenca mund të ketë rezervuar ndonjë surprizë, e cila mund të zbulohet në dy ditët e ardhshme përpara se skuadra të niset drejt Ulqinit.

Pushim 10 ditor?!-Kritika nga speciaslistët e futbollit

Vllaznia nuk është e vonuar vetëm në merkato, por më së shumtmi, e vonuar duket se është edhe në fillimin e proçesit stervitor. Të paktën, kështu është mendimi i specialistëve dhe analistëve të futbollit, të cilët periudhën e pushimit 10-të ditortë kuqëbluve e shikojnë si shumë të stërgjatur në kohë. Pushime të tilla 10-të ditore në periudhën e ndërrimit të viteve, mund të jenë aplikuar atëherë kur ndeshjet e Superiores kanë nisur në fund të muajit janar. Por, fakti që në këtë edicion FSHF ka vendosur që ndeshjet e vitit të ri kalendarik të startojnë me datë 15 janar, dhe aq më tepër që Vllaznia që në sfidën e parë të 15 janarit ka një provë të vështirë, ndoshta më të vështirat dhe shumë përcaktuese për fatet e titullit kampion duke u përballur në transfertë me Tiranën kryesuese, koha për ta përgatitur këtë ndeshje duket jo shumë komode.

Të martën futbollistët pritet të rigrupohen në stervitje, por gjasat janë që jo të gjithë titullarët mund të mbërrijnë në kohën dhe afatin e kërkuar nga drejtuesit, sidomos ato të huaj, dhe nëse vertet do të ndodhë kështu, atëherë, problematika e një përgatitje serioze për të marrë formën e duhur sportive, bëhet edhe më shqetësuese.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img