Friday, April 19, 2024

“VLLAZNI”, Sidrit Bejleri sjell Këngën e re për tifozët kuqeblu, mësoni tekstin ta keni gati për festën e titullit në Maj!

Lexo

“V L L A Z N I”

Porsi gurë të Rozafës së lashtë

Ti Vllazni me vllazën bashkë

Gjyshat tonë e baballarët

Brez mbas brezit ty të kanë dashtë

Ti je djepi, je futbolli

Na ndez zemrën, krahanorin

E tanë botën të na falin

Për Vllazninë kangën s’e ndalim

Vllazni, Vllazni

Je dashnija jonë

Ne me ty, ne me ty

Kuq e blu gjithmonë

Emri jot asht histori

E kena thirrë na qysh fëmijë

Do ta thrrasim prapë të tanë

Sa të ketë Shkodër e shkodranë

Ti je kuq si zemrat tona

Edhe blu si qiell’ i Zotit

E me ty do të jemi gjithmonë

Si kur humb e kur fiton

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img