Friday, April 19, 2024

Vllaznia bën detyrën, mund thellësisht 8-0 Elbasanin dhe shkon në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Elbasani 8-0 Dilaver 4′, Imeri 15′ (p), 40′, Dunga 29′, Mandiangu 67′, Çoba 75′, Da Silva 83′, 88′

E premte, 13 nëntor 2020, ora 13:30, stadium “Loro Boriçi” Shkodër

VLLAZNIA: Zogoviç, Shehi, Adili, Isufi, Jonuzi, Krymi, Hoxhaj, Imeri, Dilaver, Dunga. Trajner: Tomas Brdariç.

ELBASANI: Moli, Dushaj, Selimi, Baro, Nuri, Karati, Da Silva Zhunior, Haka, Malaj, Ballgjini, Duka. Trajner: Shkëlqim Lleshanaku.

Ashtu siç pritej, Vllaznia ka dalë fituese në ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë duke mundur me rezultat të thellë Elbasanin me shifrat 8 me 0, takim ky i luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Dilaver 4′, Imeri 15′ (p), 40′, Dunga 29′, Mandiangu 67′, Çoba 75′, Da Silva 83′, 88′. Për teknikun Thomas Brdariç, duke parë edhe nivelin e dobët të kundërshtarit, kjo ndeshje i dha mundësinë që të aktivizonte nga minuta e parë edhe disa lojtarë të stolit, të cilët përgjithësisht e bënë mirë detyrën. Sa i përket skuadrës kundërshtare, Elbasani, duhet thënë se ka bërë ndoshta nisjen më të keqe në historinë e tij, ku në 3 ndeshje  ka vetëm humbje duke pësuar plot 15 gola dhe asnjë të shënuar. Me këtë fitore, Vllaznia i bashkohet skuadrave të tjera kualifikuese të një dite më parë, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Dinamo, Korabi, Teuta duke u bërë ekipi i shtatë që shkon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë, skuadra e tetë çerekfinaliste do të përcaktohet neser me duelin e çiftit të fundit, Laçi-Egnatia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img