Tuesday, October 28, 2025

Vllaznia-Burreli, sot ora 18.00 në “Loro Boriçi”, në fushë edhe blerjet e reja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ashtu siç ishte planifikuar më herët, kuqeblutë zhvillojnë sot testin e parë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2021-2022. Kundërshtari i përzgjedhur është skuadra e kategorisë së parë, Burreli që drejtoht nga matjani Saimir Patushi, ish futbollist i Vllaznisë pak vite më parë.

Miqësorja, Vllaznia-Burreli do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 18.00. Në pritje të kësaj miqësoreje, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç kanë zhvilluar ditën e djeshme seancën stervitore në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi”. Krahas elementëve të tjerë stervitor, në mbyllje stafi ka zhvilluar edhe një lojë të shkurtër në minutazh mes dy formacioneve duke projektuar edhe titullarët e miqësores së sotme ndaj Burrelit.

Në fushë për skuadrën kuqeblu, pritet të jenë edhe blerjet e reja, si dhe ato që janë në provë për të firmosur zyrtarisht për Vllazninë. Krahas miqësores, me matjanët, kuqeblutë janë në pritje edhe të miqësoreve të tjera, ndërkohë që akoma nuk është saktësuar, nëse skuadra do të zhvendoset jashtë Shkodre për fazën përgatitore themelore, apo do të vijojë të stervitet në qytetin verior.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Egnatia fiton në shtëpi me Teutën, që pëson humbjen e parë në këtë kampionat

Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’) Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens...
- Advertisement -spot_img