Thursday, October 30, 2025

Vllaznia debuton me fitore në Superiore, i shënon Kukësit tre herë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Kukësi 3-1 (17′ Stojanoviç, 29′ (p) Balaj, 47′ Boshnjaku / 24′ La Torre)

Vllaznia ka shënuar fitoren e parë për këtë edicion të Superiores, duke mundur në shtëpi Kukësit me shifrat 3-1.

Kuqeblutë kanë dominuar sfidën dhe shënuan të parët kur Stojanoviç shkundi rrjetën me një goditje në minutën 17′. Nuk vonoi shumë dhe Kukësi reagoi menjëherë në 24′ me La Torre. Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri kuqeblutë në avantazh me Bekim Balajn i cili ia bëri të pamundur Tafasit për ta pritur.

Pjesa e dytë nisi përsëri shumë mirë për Vllazninë pasi ndryshimi në krahun e majtë të mbrojtjes rezultoi i duhuri ku Hakaj asistoi për Boshnjakun i cili i çoi shifrat 3-1. Kukësi gjeti sërish rrugën e rrjetës, por arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje dhe goli ishte i parregullt. Më pas vijuan një sërë rastesh të shpërdoruara, edhe nga miqtë të cilët tentuan të rihapnin ndeshjen. Por këto shifra rezistuan deri në fundin e duelit, duke bërë që Vllaznia të merrte pikët e plota në ndeshjen e parë të kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img