Thursday, April 25, 2024

Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për të mundur Laçin. Drejtuesit zbusin çmimin e biletave

Lexo

Për të mundur Laçin, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve. Me një tifozëri të shumtë dhe entuziaste në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës kuqeblu, mundësia për të marrë rezultatin pozitiv në sfidën ndaj kurbinasve, është më e madhe.

Realisht, gjatë javëve të fundit ka rënë në sy një numër shumë i pakët i pranisë së tifozëve kuqeblu në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjet e Vllaznisë. Fenomeni në fjalë është bërë temë diskutimi në qarqe të shumta mediatike, lokale dhe kombëtare. Në analizat e bëra për një gjë të tillë, si shkak kryesor për një ulje kaq të ndjeshme të tifozërisë shkodrane janë komentuar rezultatet e dobëta të Vllaznisë në ndeshjet e fundit, por ndërkohë, një argument tjetër mendohet të jetë çmimi i biletave, që sipas grupimit të tifozëve është i lartë.

Situatën në fjalë nuk e kanë anashkaluar drejtuesit e klubit Vllaznia, të cilët janë përpjekur për të gjetur konkretisht se ku qëndron defekti kryesor i rënies së numrit të tifozëve, rezultatet e dobëta, apo çmimi i biletave.

Për rezultatet po mendon skuadra, e cila nën dejtimin e trajnerit Brdariç, duket se me fitoren e javës së kaluar ndaj krutanëve e ka marrë kthesën e duhur. Ndërkohë, për pjesën tjetër, atë të biletave, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë vendosur të bëjnë një testim në ndeshjen me Laçin duke zbutur çmimin e biletave.

Sipas informacionit zyrtar të KF Vllaznia, për tribunën përballë dhe ato anësore pas portave respektive, për sfidën me Laçin, ka një çmim më të ulët se sa në ndeshjet e mëparshme. Me listën e çmimeve për secilen tribunë, mund të njiheni përmes tabelës së mposhtme të përgatitur nga zyra e shtypit dhe e marketingut pranë KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img