Thursday, May 2, 2024

Vllaznia, përgatitet për Laçin. Atmosferë super në kampin kuqeblu, ekipi i plotë

Lexo

Dy ditë pushim morën kuqeblutë nga trajneri Brdariç si shpërblim pas fitores me Kastriotin, takim ky i luajtur mbrëmjen e së shtunës së kaluar në “Loro Boriçi” dhe që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Vllaznisë. E marta shënoi startin e ciklit stërvitor anti-Laçi duke pasur në program seancën e përgatitjes fizike dhe atletike. Një seancë, e cila është karakterizuar nga një frymë shumë entuziaste, gjë është parë në interpretimin e ushtrimeve nga vete futbollistët, të cilët nën komandën e stafit teknik i kanë kryer ato në mënyrën më të mirë.

Një frymë kjo entuziaste, e cila vjen patjetër edhe nga ndikimi shumë pozitiv që ka dhënë fitorja me krutanët duke lënë pas atë situatë pesimiste që kishte pushtuar kampin kuqeblu pas tre rezultateve negative në kampionat. Etapat e tjera përgatitore anti-Laçi, sfidë e cila është programuar të luhet mbrëmjen e së shtunës së 27 nëntorit në “Loro Boriçi”, në kuadër të javës së dhjetë të Kategorisë Superiore, kanë vijuar të mërkurën me një seancë të plotë në fushën stervitore të Golemit.

Pozitive për teknikun Brdariç është bashkimi me skuadrën i mbrojtësit Bulatoviç, i cili pas një periudhe të gjatë pauze për arsye dëmtimi, minutat e para të aktivizimit i mori në pjesën e dytë të sfidës së kaluar me Kastriotin e Krujës. Ndërkohë që të gatshëm janë edhe braziliani Da Silva, maqedonasi Gjurgjeviç  dhe ndonjë futbollist tjetër që shfaqë oshilacione të aspektit fizik në ditët e mëparshme duke bërë që i gjithë kontigjenti kuqeblu të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Për Vllazninë, është momenti më i mire, që duke shfrytëzuar kalendarin me katër ndeshje brenda radhazi të kompensojë pikët e lëna në ndeshjet e fundit, në mënyrë që diferenca me kryesuesen Tirana të zvogëlohet edhe më shumë.

Kampionatin Kombëtar të Abissnet Superiore e kryeson Tirana me 20 pikë e ndjekur nga Kukësi i vendit të dytë me 17 pikë.

Aktualisht, Vllaznia është e treta në renditje me 13 pikë, po aq sa ka edhe Teuta e vendit të katërt, ndërkohë që vetëm me një pikë më larg, në vend të pestë është Laçi me 12 pikë. Pjesa tjetër e renditjes, sa i takon katit të poshtëm të tabelës së klasifikimit vijon me Egnatian e vendit të gjashtë që mban 11-të pikë, Dinamo me 10-të, Partizani 9-të, Skënderbeu 7-të dhe Kastrioti 5 që mbyllë renditje në vendin e dhjetë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img