Friday, May 17, 2024

Vllaznia mposht Kukësin dhe blindon zonën “Final Four”

Lexo

VLLAZNIA-KUKËSI 1-0 (1′ Gruda)

Vllaznia e nis vitin me fitore, teksa mposhti minimalisht 1-0 Kukësin, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.

Që në minutën e parë, kuqeblutë gjejnë mbrojtjen e Kukësit të papërgatitu dhe Gruda dërgon topin në rrjetë, i cili vazhdon rrjedhën e golave të shënuar së fundmi. Verilindorët u përpoqën që të reagojnë dhe fituan penallti në minutën e 38-të, pas një prekje me dorë të Pusit. Por Rashiti shpërdoron rastin nga pika e bardhë me një “Panenka”. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra.

Në pjesën e dytë, ishte Kukësi që qarkulloi më shumë topin duke provuar dhe kërkuar në të gjitha mënyrat, por nuk arritën të finalizonin rastet në gol, kjo edhe falë Vllaznisë e cila u vendos shumë mirë në mbrotje duke mos lejuar shumë hapësira. Shkodranët tentuan në minutën e 72-të, por portieri Tafas i mohoi golin Grudës. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0, të pandryshuar që në minutën e parë.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e katërt me 29 pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë, ndërsa Kukësi renditet i parafundit me 19 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img