Friday, May 17, 2024

Qatip Osmani: “Të rëndësishme janë 3 pikët. Jemi në bisedime me disa lojtarë për mbrojtje, mesfushë dhe sulm”

Lexo

Vllaznia e nis vitin me fitore, teksa mposhti minimalisht 1-0 Kukësin, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani, foli për MCN TV:

“E rëndësishme në lojë është fitorja dhe 3 pikët. Mendoj se goli në fillim na ngriti në vetkënaqësi. Nuk është e mirë. Sa i përket mbrojtjes dhe sot luajtëm mirë. Pjesën e parë shumë kërcime prej mbrojtjes në sulm. Në mesfushë nuk ishim aktive. Ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë.

Sa në vështirësi ju vendosi Kukësi dhe si e shihni vendosjen e Malës në krahun e majtë? Kukësi qarkullonte topin më mirë se ne. Një pjesë të fajit e kishim dhe ne, i linim hapësira. Sa i përket Malës në anën e majtë, ide e imja ishte. Nuk e prisja aq defansiv, Kukësi të na mbledhë në 20-30 metra. Me zotësinë që ka Mala të jemi më të rrezikshëm.

Skuadra në vetkënaqësi? Në rrethanat kur jep golin në fillimin e takimit, hapet loja.

A prisni përforcime të reja? Po sigurisht që presim. Sot dha shenja kjo lojë që ne duam përforcime. Jemi në biseda me disa lojtarë, nuk e di kur do vijnë po janë në plane disa përforcime.

Ku janë në plan? Ne pasi mbaroi gjysma e kampionatit dolëm në përfundim se na duhet në çdo repart nga 1 lojtar, mbrojtje, mesfushë dhe sulm.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img