Friday, May 3, 2024

Vllaznia mund Partizanin në transfertë dhe blindon vendin e tretë. Superliga e basketbollit meshkuj-Java e 20-të

Lexo

Partizani-Vllaznia 66-75

(21-21, 15-18, 13-12, 17-24)

Partizani: Prodani(2), Jani(22), Huqi(1), Herson(29), Konteh(12)/Pregja, Gozhdari. Trajner Ermal Borova

Vllaznia: Tomer(11), Rakaj(9), Shestani(18), Butler(15), Coper(3)/ Dobbs(10), Memçaj(9), Gjeçaj, Kruja. Trajner: Damian Bekteshi

Gjyqtarë: E. Koçi, E. Gjoni, A. Brahilika

Komisionier: Sokol Zavalani

Partizani-Vllaznia, ishte çifti parë që hapi javën e 20-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj-Kategoria e Superligës. Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Vendasit, të cilët gjenden në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit, kërkonin fitoren për të siguruar mbijetesen në Superligë, ndërkohë që për Vllazninë, fitorja vlente për të përforcuar vendin e tretë që e çon në fazën finale Play Off.

Pas periodës së parë, e cila shfaqi një rivalitet të fortë duke u mbyllur në barazim 21-21, rivaliteti vazhdon edhe në periodën e dytë, por pikërisht në fundin e saj, Vllaznia shkëputet duke e fituar atë 15-18, por në të njëjtën kohë edhe pjesën e parë të ndeshjes, 36-39.

Më e mira periodë e kësaj ndeshje për Partizanin, ishte e treta, kur në mbyllje të dhjetëminutëshit të saj, është fituese me shifrat 13-12, por gjithësesi pa frenuar avantazhin e Vllaznisë, 49-51.

Ndërkohë, djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, duket se kishin rezervuar periodën e fundit për të shpërthyer. Dhe, në fakt ashtu ndodhi. Vllaznia është dominuese në të gjithë aspektet e lojës në këtë periodë duke e fituar me rezultatin, 17-24, dhe së bashku me të edhe të gjithë ndeshjen me shifrat e përgjithshme, 66-75.

Më i spikaturi nga radhët e Vllaznisë në këtë ndeshgje, ishte Robert Shestani, autor i 18-të pikëve, ndërkohë që në radhët e Partizanit, pikëshënuesi më i mirë ishte Henson me 29 pikë.

Me këtë fitore, në pritje edhe të një ndeshje të prapambetur me Teutën, Vllaznia blindon vendin e tretë në klasifikim, pozitë kjo që vlen, jo vetem për konkurimin në fazën Play Off, por edhe për kundërshtarin që do të ketë në ballafaqimet çerekfinale.

Nga ana tjetër, humbja në shtëpi për Partizanin rëndon shumë, sepse për të siguruar qëndrimin në Superligë, skuadrës së kuqe i duhet të sfidojë në një ndeshje shtesë Play Out, Besëlidhjen e Lezhës që vjen nga kategoria e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img