Në Kukës, sot ka festë. Inagurohet stadiumi i ri “Kukës Arena”. Urimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Kukës sot ka festë. Tifozëria kuksiane dhe mbarë opinioni sportiv në qytetin verilindor dhe më gjërë, i gëzohen ndërtimit të stadiumit të ri, që ka marrë emrin, “Kukës Arena”.

Inagurimi i kësaj vepre të rëndësishme sportive do të bëhet sot, ku krahas ceremoniësë përuruese, do të shoqërohet me ndeshjen e orës 20:00, Kukësi-Laçi, e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Supeëriore.

Një ngjarje kjo shumë e rëndësishme për qytetin verilindor, dhe në të njëjtën lohë edhe për mbarë sportin shqiptar në përgjithësi, që ka marrë vemendjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arman Duka.

“Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot!

Të dashur miq,

Mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar. ”Kukës Arena”, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inagurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.

Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë giithmonë e më shumë te standartet e larta që kemi vendosur.

Ta gëzojë futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm.”, shkruan njëshi i institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri, Armand Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img