Tuesday, May 14, 2024

Vllaznia, në pritje të një merkato cilësore. Presidenti Xhaferi takim special në Paris me vëllezërit, Edvin dhe Sokol Murati, menaxherë të fuqishëm të futbollit Europian

Lexo

Periudha e ndërrimit të viteve pritet ta gjejë Vllazninë me një pamje edhe më të plotë se sa ajo e pjesës së parë të kampionatit. Bëhet fjalë për mundësinë e përforcimit të skuadrës me element të tjerë cilësorë, sipas nevojave të paraqitura nga stafi teknik me në krye trajnerin Mirel Josa.

Për këtë ka menduar vetë Presidenti, Alban Xhaferi, i cili duke qënë në Paris me Vllazninë e futbollit të femrave për ndeshjen e Champions League përballë PSG-së vendase, ka shfrytëzuar momentin që të ketë një takim special me ish futbollistin e njohur të kombëtares së Shqipërisë, Edvin Murati, me një karriere të sukseseshme edhe në Francë dhe ekipe të tjera të huaja, si dhe vëllanë e tij, Sokol Murati.

Takimi me dy vëllezërit Murati në Paris, të cilët prej vitesh janë bërë shumë të njohur si menaxherë futbolli duke transferuar futbollistë cilësorë në ekipet elitare të futbollit europian, përfshirë edhe kampionatin shqiptar, është përqëndruar në mundësinë e furnizimit të Vllaznisë me lojtarë cilësore.

Nga sa bëhet e ditur, si nga ana e presidentit Xhaferi, por edhe nga vetë vëllezërit Edvin dhe Sokol Murati, njëshi i klubit kuqeblu i ka paraqitur menaxherëve në fjalë një listë me kërkesat e stafit teknik të Vllaznisë, për të cilën do të konkludohet sapo të hapet periudha e merkatos në periudhën e ndërrimit të viteve.

Më herët është folur, se emergjente për formacionin kuqeblu ka qënë sigurimi i shërbimeve të një sulmuesi, tip goli, që për momentin i mungon skuadrës së Josës, por për hirë të së vertetes, pjesa e parë e kampionatit ka paraqitur jo pak probleme edhe në repartin e prapavijës, sidomos qëndra e saj. Pozicione këto, që mund të kenë edhe alternativa të tjera në merkaton e janarit.

Me përforcimet e mundshme që pritet të bëhen realitet me ndihmën dhe interesimin e dy vëllezërve Murati, Vllaznia e pjesës së dytë të sezonit pritet të jetë shumë më e përforcuar për të qënë pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion, por pa lënë mënjanë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img