Monday, May 6, 2024

Vllaznia në Universitetin Europian të Tiranës. Drejtori sportiv Miloti dhe trajneri atletik Tzokov, përcjellin eksperiencat e tyre tek studentët

Lexo

Me ftesë të Rektorit të Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, dy përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia, drejtori sportiv, Auron Miloti dhe trajneri i përgatitjes fizike Mihail Tzokov, morën pjesë në një bashkëbisedim të hapur me student e BA, të Edukimit Fizik dhe Sporteve.

“Futboll në Auditor”, ishte tema e një seminari të zhvilluar me një bashkëbisedim të hapur ku dy përfaqësuesit e klubit kuqeblu përcollën eksperiencat e tyre personale në postet që ato drejtojnë si dhe nga bagazhi i karrieres së tyre sportive në vite. Njëkohësisht, Miloti dhe Tzokov folën edhe rreth sfidave të reja të futbollit modern në ditët e sotme.

Ftesa e bërë nga kreu i Universiteti Europian i Tiranës, shkodranit Tonin Gjuraj, i spikatur prej vitesh edhe si një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, është një vlerësim, jo vetëm për Milotin dhe Tzovkov, dhe rolin e rëndësishëm që ato luajnë në ecurinë e futbollit shkodran, por edhe për vetë autoritetin e klubit kuqeblu, padyshim më i vjetri në historinë e e futbollit shqiptar, aktualisht pretendent për fitimin e dy trofeve të sezonit, Kupë dhe Kampionat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img