Sunday, May 5, 2024

(Video)Futsal-Kryendeshja e javës, Tirana-Vllaznia. Kuqeblutë nuk arrijnë të mbajnë avantazhin, munden 8-5, shpresat për titull mbeten në Play-Off

Lexo

Tirana Futsal-Vllaznia Futsal 8-5

Shënues për Vllazninë Futsal: Hasaj 2, Kiri, Lera, Lekaj

Formacioni i Vllaznisë Futsal: Behari, Lera, Hasaj, Lekaj, Kiri(U aktivizuan: Hyseni,  Lukaj). Trajner: Bujar Celufaj

Kampionati Kombëtar i Futsalës është futur në një moment shumë interesant. Lufta për fitimin e titullit kampion, sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Siç e kemi thënë edhe në komentet e mëparshme, bukurinë këtij kampionati ia ka shtuar në mënyrë të padiskutueshme Vllaznia e Shkodrës, e cila pas një pauze 3 vjeçare në pjesëmarrje, tashmë është rikthyer shumë e fortë.

Me në krye një trajner pasionant dhe professional si Bujar Celufaj, si dhe me mbështetjen e një presidence, mes të cilëve spikasin Fisnik Barbullushi dhe Arben Xhaferi, Vllaznia po lufton si një pretendente e denjë për fitimin e titullit kampion.

Javën e kaluar, kuqeblutë fituan në transferte me ekipin kryesues Flamurtari duke marrë kreun e tabelës së kalsifikimit. Ndërkohë që këtë javë, luajtën një trasnfertë tjetër shumë të rëndësishme duke pasur përballë Tiranën, një rival tjetër të denjë për titull.

Përballja, Tirana-Vllaznia, e luajtur mbrëmjen e enjtes due filluar nga ora 21:00, u shoqërua me rivalitet dhe emocione. Ndonëse me mungesa në formacion, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Celufaj, kalojnë të parët në avantazh duke e mbyllur pjesën e parë 1 me 0 në fitim të tyre.

Vllaznia, vijon të kontrollojë lojën edhe në pjesën e dytë, madje arrin ta thellojë avantazhin deri në 3 me 1. Por, minutat e fundit të ndeshjes nuk shkojnë si duhet për skuadrën shkodrane, e cila edhe për gabime të saj, por edhe për ndonjë vendim të dyshimtë të arbitrimit, jo vetëm që nuk e mban avantazhin, por fundi i ndeshjes është për skuadrën vendase, e cila fiton të gjithë takimin me rezultatin 8 me 5.

Humbja në fjalë, bën që Vllaznia Futsal të lëshojë kreun dhe tashmë renditet në vendin e trete. Gjithësesi, edhe pse për momentin, nuk është në krye, objektivi i skuadrës kuqeblu vazhdon të jetë titulli kampion, gjë i cili mund të konkretizohet në ballafaqimet e fazës finale Play-Off.

(Video) Pamje nga ndeshja e futsales, Tirana-Vllaznia, 8-5.   

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img