Friday, May 3, 2024

Vllaznia zyrtarizon listen e federimit për dy sfidat e Konferencë Ligë përballë Linfield. Nuk ka surpriza, në fushë futbollistët që u stërviten në Bosnje

Lexo

Nuk ka surpriza në përbërjen e Vllaznisë për dy ndeshjet e turit të parë të ndeshjeve europiane të Konferencë Ligë. Edhe pse gjatë të gjithë ditëve të fundit u lakuan shumë emra futbollistësh potent për t‘u bërë pjesë e kuqebluve, në listën përfundimtare që KF Vllaznia ka zyrtarizuar dhe ka depozituar në  UEFA, janë po ato futbollistë që kanë zhvilluar fazën përgatitore në Bosnje.

Më së shumtmi opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë ka pritur Ardit Krymin, pasi edhe nga vetë futbollisti është deklaruar vazhdimisht se do të rikthehej në Shkodër, por edhe ky opsion dështoi. Në fakt, nga vetë deklaratat e Krymit, por edhe të drejtuesve të Vllaznisë, ish mesfushori kuqeblu mund të konsiderohet pjesë e Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024, por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për ndeshjet e turit të parë, pasi në këtë mes pengesë bëhet dokumentacioni personal, i cili akoma nuk ka mbërritur nga klubi bjellorus, ku ai luajti sezonin e kaluar futbollistik. Gjithnjë për Krymin, nëse Vllaznia arrin të kualifikohet në turin e dytë, atëherë me të gjitha gjasat, Krymi mund të jetë gati për kundërshtarin e radhës nga kampionati polak.

Në këtë mënyrë, stafit tekni me në krye trajnerin Migen Memelli ka kohë që strategjinë anti-Lindfield e ka hartuar me futbollistët që ka në dispocion, ku boshti i skuadrës pritet të jetë me futbollistët e sezonit të kaluar, portjeri Qarri, mbrojtësit Juriç, Hakaj, Smajli, mesfushorët Mala, Boshnjaku,  Alivoda, sulmuesit Balaj e Çoba për të vijuar me përforcimet e ardhura në merkato Eslit Sala, Ildi Gruda, Redon Dragoshi, Konstantin Çeshmedjiev, Darko Dodev, por edhe me kontigjentin e futbollistëve të Akademisë së Futbollit Vllaznia të ardhur nga skuadra U-21.

Më poshtë, mund të njiheni me listën e plotë që KF Vllaznia ka depozituar në institucionin e UEFA-s për turin e parë të Ligës së Konferencës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img