Friday, May 3, 2024

Kombëtarja-FSHF, publikon çmimet e biletave për ndeshjen e 10 shtatorit, Shqipëri-Poloni

Lexo

FSHF ka bërë të ditur çmimin e biletave që do të jenë në dispozicion të tifozëve për sfidën e 10 shtatorit, atë me Poloninë që do të luhet në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Një biletë për një vend në tribunat pas porte do të kushtojë 2000 lekë(të reja), për të vazhduar më pas me ato këndore që do të shkojnë 2500 lekë(të reja). Tribuna E(sektorët 102, 108, 203 dhe 209) një biletë do të kushtojë 4000 lekë(të reja).

Ndërkohë, në sektorët 103, 104, 105, 106, 107, 204, 205, 206, 207 e 208 po të Tribunës E, çmimi do të jetë 6000 lekë(të reja).

Kuqezinjtë, që bëjnë pjesë në grupin E dhe ndodhen në vendin e dytë me 6 pikë, pas Çekisë me 7, do të rikthehen në fushën e lojës më 7 shtator në Pragë, në “Fortuna Arena” pikërisht përballë Çekisë, ndërsa pas tri ditësh do të presin Poloninë në “Air Albania”.  Kujtojmë që ndeshja e parë ishte pikërisht përballë polakëve në PGE Narodoëy(Varshavë), të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 1-0, gol i Sëiderski 41’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img