Thursday, April 25, 2024

Volejboll Femra-Superliga/Tirana mund në transfertë Vllazninë 0-3 dhe i merr vendin e dytë në rënditje

Lexo

Vllaznia-Tirana  0:3 (25-27, 22-25, 21-25)

E premte, 19 nëntor 2021, ora 16.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Stela Kiri, Sara Hasku, Esmeralda Tuci, Mandisa Kuçi, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Edna Erkoçi, Adma Mikopuli, Danjela Kodra, Paola Koçeku, Klodeta Zhivani, Iris Bardeli, Laura Ballçiti. Trajner: Dorian Tafa

Tirana: Kole, Preçetaj, Pira, Xheka, Meta, Xhelilaj, Shabaku, Molla, Xheci, Goduni, Ndoj, Sallahu. Trajnere: Amarilda Sijoni.

Gjyqtar: Endri Zguri, Enri Zenullari

 

Vllaznia-Tirana, në volejboll për femra ishte ndeshja më e rëndësishme e javës së shtatë të Superligës së volejbollit për femra. Takimi i luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës u shoqërua me një luftë të fortë sportive, sidomos në setin e parë, ku për të përcaktuar fituesin janë dashur pikët shtesë. 25-27 në favor të skuadrës bardheblu ka përfunduar seti i parë për skuadren bardheblu duke hedhur kështu hapin e parë për fitimin e kësaj ndeshje.

Humbja e setit të parë, shoqërohet me një presion në radhët e skuadrës kuqeblu, presion që sa vjen e shtohet nga tifozëria kuqeblu, e cila vazhdon ta mbështesë skuadrën duke kërkuar reflektimin e Vllaznisë në setin e dytë. Por, megjithë përpjekjet e skuadrës së drejtuar nga Dorian Tafa, është përsëri Tirana që mbyllë setin e dytë me fitore, këtë radhë 22-25.

Vllaznisë i ka mbetur edhe një mundësi për të mos i ikur e gjithë ndeshja nga duart. Ndaj, e nisë mirë setin e tretë, ka moment që edhe kryeson në rezultat, por përballë ka një Tiranë shumë të motivuar që nuk fal. E drejtuar me kompetencë nga trajnerja Amarilda Sijoni, skuadra bardheblu arrin ta marrë edhe setin e tretë, këtë radhë me shifrat, 21-25.

Në mbyllje të të gjithë ndeshjes, festa është e gjitha për Tiranën, e cila i gëzohet fitores të arritur me plot meritë me rezultatin 0-3. Fitore kjo që shoqërohet me rrokadë në tabelën e klasifikimit, ku Tirana i merrë vendin e dytë Vllaznisë duke zbritur skuadrën kuqeblu në vendin e tretë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img