Thursday, April 25, 2024

Volejboll Femra U-20. Vllaznia-Mirdita 3-0, fitimi i trofeut të Kupës së Shqipërisë shumë pranë

Lexo

Vllaznia-Mirdita 3:0(25-12, 25-7, 25-13)

E diel, 26 dhjetor 2021 ora 15.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër

Vllaznia: Sidorela Baroti, Paola Gjyshja, Adela Vulaj, Adma Mikopula, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi(Kapitene), Sarah Beci, Danjela Kodra, Genta Kodra, Adean Grumira, Reina Hoxha, Laura Ballçiti. Trajner: Ferdinand Bardeli

Mirdita: Gledisa Pepkolaj, Alketa Ndrelalaj, Kejsi Ndrelalaj(Kapitene), Marina Vorfi, Denada Perdoda, Gledia Tusha, Sara Ukaj, Brona Sulejmani, Emili Dodaj, Kristina Tusha, Laura Legisi, Starla Frroku, Dajana Marku, Leonela Perkeqi. Trajnere: Elsa Pergjetani

Gjyqtarë: Ardit Nurja, Konalsi Gjoka

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra, Kategoria U-20, luajti sot ndeshjen e fundit të vitit 2021. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli u ndesh me ekipin e Mirditës. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu, e cila fitoi thellësisht me rezultatin 3-0. Vajzat kuqeblu fituan respektivisht setet, 25 me 12 të parin, 25 me 7 të dytin dhe 25 me 13 të tretin.

Kjo është fitorja e tretë në tre ndeshje radhazi e Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë duke qënë kështu skuadra kryesore për fitimin e trofeut të Kupës. Ndërkohë që kjo skuadër kryeson edhe Kampionatin Kombëtar të volejbollit për U-20 me një bilanc shumë pozitiv, ku në të gjitha ndeshjet ka realizuar vetëm fitore duke qënë edhe këtu pretendente kryesore dhe e padiskutueshme për titull.

Sipas trajnerit Bardeli, ky sezon është më i miri për volejbollin shkodran, pasi me formimin e Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, presidenti Florian Zekja i ka krijuar të gjitha kushtet e duhura që kuqeblutë të përfaqësohet me katër ekipe, atë të parin me trajner Dorian Tafa, U-20 me trajner Ferdinand Bardeli, U-18 me trajner Fatjet Haxhagiq dhe U-16 me trajnere Ankela Cara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img