Thursday, April 25, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia mund Mirditen 3-0 dhe kryeson kampionatin pa humbje me 9 pikë

Lexo

Vllaznia në volejboll për femra vazhdon serinë e fitoreve. Mbrëmjen e së shtunës, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda mundi me rezultatin e pastër 3 me 0 ekipin e Mirdites. Pas dy fitoreve me po të njëjtin rezultat 3 me 0 ndaj Apolonisë në Shkodër dhe Elbasanit në transfertë, kjo është fitorja e tretë radhazi që Vllaznia realizon në tre javë kampionat. Fitore këto që e kanë renditur skuadrën kuqeblu në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 9 pikë të plota.

Ndeshja e luajtur mbrëmë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u dominua plotësisht nga volejbollistet shkodrane. Esmeralda Tuci, Izabela Dodani, Shqipe Molla, organizatorja Sarah Beci, Iris Bardeli, Klodeta Zhivani së bashku me liberon Diana Vistaraj ishin të papërmbajtëshme në fushën e lojës, kur setin e parë e mbyllën në favor të tyre me epërsinë e pikëve 25 me 8. Në setin e dytë, mikeshat nga Mirdita bëjnë përpjekje për të rivalizuar Vllazninë, por nuk arrijnë të shkojnë më shumë se deri tek pika e 14-të ndaj 25 të Vllaznisë që e fiton edhe këtë set duke e çuar avantazhin e seteve 2 me 0. Epërsia e Vllaznisë vijon edhe në setin e tretë, të cilin e fiton me rezultatin 25 me 16 dhe kështu e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin e thellë 3 me 0 në favor të skuadrës kuqeblu.

Pas ndeshjes, trajnerja e Vllaznisë, ish volejbollistja e njohur Nora Deda u shpreh e kënaqur nga paraqitja e skuadrës së saj, jo vetem për përballjen me Mirditën, por për të tre përfaqësimet e para në kampionat, për të cilat pëgëzoi vajzat e reja dhe të talentuara shkodrane që ka në ekip, përfshirë edhe Tucin e cila në këtë sezon luan për Vllazninë.

3 ndeshje, 3 fitore, 9 pikë pikë në tabelë si kryesuese me seteverazh 9 me 0, janë treguesi më i mirë për punën e shkëlqyer që po bëhet në këtë skuadër nga ana e trajneres Nora Deda, e cila ndonëse drejtimin e skuadrës e ka marrë në një moment krize sa i përket anës organizative, po bën më të mirën e saj për ta ngriur volejbollin shkodran të femrave në nivelet e kërkuara, siç ka qënë tradita e kësaj skuadre në vitet e mëparshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img