Wednesday, April 24, 2024

Starton K.Kombëtar i Basketbollit, Vllaznia “amerikane” e nis me humbje

Lexo


Ashtu siç ishte planifikuar këtë fundjavë ka startuar Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra dhe meshkuj. I Ajo që pritej me shumë interes ishte ballafaqimi i meshkujve, ku java e parë kishte vënë përballë Teutën dhe Vllazninë, dy skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Durrësit ka përfunduar me fitoren e ekipit vendas me rezultatin 92 me 80. Kështu, skuadra kuqeblu, për të cilën drejtuesit investuan jo pak duke sjellë në skuadër trajnerin amerikan Mathew Jones dhe së bashku me të edhe plot nëntë basketbollistë amerikan, e nis me humbje kampionatin.

Referuar kronikës së lojës duhet thënë se skuadra durrsake ka qënë në epërsi të rezultatit që në nisje të takimit. Madje, në këtë periodë Teuta krijon një diferencë prej 18 pikësh(35-17), çka në një minutazh prej 10 minutash lojë efektive nuk duket fort normale.

Perioda e dytë ka një pamje tjetër për skuadrën kuqeblu, e cila duke e përmirësuar tërësisht lojën e saj arrin ta fitojë atë periode me rezultatin 23 me 26 dhe të shkojë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me shifrat 58 me 43 për Teuten.

Me rikthimin në fushë, Vllaznia prezanton një periodë të tretë edhe më të mirë, teksa e shkurton diferencën deri në 3 pikë. Ritmi i saj është i lartë dhe synimi është për të barazuar shifrat, por durrsakët rezistojnë duke mos ia dhënë këtë mundësi kuqebluve.  Gjithësesi, Vllaznia e mbyllë në favorin e saj këtë periodë me shifrat 12-19 dhe rezultati kur duhet të luhet edhe një periodë ngushtohet edhe më shumë deri në 8 pikë diferencë(70-62).

Me këtë ritëm kaq pozitiv të periodës së dytë dhe të tretë u krijua përshtypja se në periodën e katërt Vllaznia do të përmbyste gjithçka për ta fituar të gjithë ndeshjen. Por, këtij mendimi nuk janë vendasit, të cilët jo vetëm që nuk pranojnë të munden në këtë periodë, por duke e fituar atë me shifrat 22 me 18, fitojnë edhe të gjithë ndeshje me rezultatin e përgjithshëm 92 me 80.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img