Teuta-Vllaznia 0-3
(6-25, 21-25, 26-28)
Teuta: Marinela Bici,Adela Prrenjasi, Suami Braho, Amelia Domi, Romina Allamani, Alteza Begeja, Manis Balla, Pamela Mehja, Flavia Memolla. Trajner: Edmond Jazexhi.
Vllaznia: Xhesika Kaçi, Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra, Elira Rukaj, Marjana Ndou, Klodeta Zhivani(C), Gentjana Kodra. Trajner: Nora Deda
Gjyqtarë: Roland Mujo, Edison Kurti
Vllaznia e volejbollit femra është rikthyer tek fitorja. Këtë e ka bërë mbrëmjen e sotme teksa ka mundur në transfertë Teutën e Durrësit me rezultatin e pastër 0 me 3.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit është dominuar nga skuadra kuqeblu, cila e drejtuar nga trajnerja Nora Deda ka fituar lehtësisht setin e parë, madje me pikë të vogla, 6-25.
Epërsia e volejbollisteve kuqeblu vazhdon të jetë prezente edhe në setin e dytë, por për hirë të realitetit me një rritje të ndjeshme të skuadrës vendase, e cila arrin të rivalizojë deri në pikën e 21-të, atëherë kur Vllaznia e mbyllë me fitore, 21-25 duke shkuar në avantazhin e seteve 0 me 2.
Seti i tretë ka qënë më i bukuri i të gjithë takimit. Merita i takon volejbollisteve durrsake, të cilat në vazhdën e përformancës së mirë të setit të dytë e rrisin edhe më shumë nivelin në këtë set.
Të mbështetur edhe nga tifozëria vendase, volejbollistet e Teutës rivalizojnë pikë për pikë me Vllazninë, aq sa barazimi i fundit është në shifrat 24 me 24, që do të thotë shtesë pikësh për të përcaktuar fituesin e këtij seti.
Një fitore e vendaseve rihapte takimin, ndërkohë që fitorja e Vllaznisë mbyllte gjithçka me avantazhin e seteve, 0 me 3. Ndodhi kjo e dyta, ku volejbollistet shkodrane duke e mbyllur këtë set me fitore 26 me 28, fiton të gjithë ndeshjen m sete, 0 me 3.
Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për javën e pestë të Superligës së volejbollit për femra duke fiksuar fitoren e dytë të Vllaznisë, pas asaj të realizuar në “Qazim Dervishi” me Barletin, ndërkohë që tre humbjet e pësuara janë me Skënderbeun, Pogradecin dhe Partizanin.