Volejboll Femra/Vllaznia U-18 fiton në transfertë me Kombi Volej dhe kryeson kampionatin me 15 pikë të plota(Video)

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Vllaznia po shkëlqen në volejbollin e femrave të kategorisë së 18 vjeçareve. Në javën e pestë të Kampionatit Kombëtar U-18, skuadra kuqeblu ishte mysafire në kryeqytet ku u ndesh me ekipin vendas privat Tirana Kombi Volej. Ashtu si edhe në ndeshjet e javëve të mëparshme ku kanë dominuar mbi të gjitha ekipet e tjera, edhe në këtë ballafaqim volejbollistet shkodrane kanë qënë dominuese në fushën e lojës duke e fituar këtë sfidë me rezultatin e pastër 0 me 3.

21 me 25 në favor të Vllaznisë ka përfunduar seti i parë. Në setin e dytë ekipi vendas bën përpjekjet e duhura për të rivalizuar Vllazninë, por nuk shkon më tepër se sa pika e 23-të, sepse volejbollistet shkodrane tregohen të kujdesshme në pikët e fundit deçizive duke e mbyllur edhe setin e dytë përsëri me fitore, 23 me 25.

Rivalitet ka edhe në setin e tretë, por përsëri është Vllaznia që e mbyll edhe këtë set me fitore në shifrat, 22 me 25 duke fituar kështu të gjithë ndeshjen me fitore 0 me 3.

Kjo është fitorja e pestë radhazi e Vllaznisë U-18 që drejtohet nga stafi teknik, Eralda Dibra, Ferdinand Bardeli dhe Dorjan Tafa. Në pesë javë kampionat, volejbollistet 18 vjeçare të Vllaznisë kanë realizuar pesë fitore duke kryesuar kampionatin me  15 pikë të plota.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -