Thursday, April 25, 2024

Volejboll Meshkuj-Eliminatoret e Kampionatit Europian Shqipëria humb ndeshjen e parë 0-3 me Rumaninë, sot përballet me Zvicrën

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka nisur përballjet për Eliminatoret e Kampionatit Europian. Kuqezinjtë tanë bëjnë pjesë në grupin E, së bashku me Rumaninë, Zvicrën dhe me Sllovakinë dhe ndeshjet po zhvillohen me sistem grumbullimi.  3 takimet e para të këtij grupi po luhen në Sllovaki, ndërsa 3 të tjerat do të luhen pas pak ditësh në Rumani. Dhe skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajneri Jani Melka dhe ndihmësit Agim Reka dhe Dritan Bardhi, i ka nisur me një përballje me rumunët këto Eliminatore, por me shumë mungesa, për shkak të disa dëmtimeve, por edhe të pamundësive për të ardhur për shkak të rrethanave dhe kushtëzimeve të epidemisë së “Covid-19”.

Në ndeshjen e parë të luajtur me Rumaninë, kuqezinjtë tanë janë mundur me rezultatin 3 me 0. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Rumania me shifrat 25-15. Edhe në setin e dytë, rumunët kryesojnë dhe përtej përpjekjeve sporadike të kuqezinjve, e fitojnë atë 25-19. Seti i 3-të ka qenë më i mirë për Shqipërinë që ka kryesuar në pikët e para, duke ngjallur shpresë për një rezultat pozitiv. Por Rumania ka marrë gradualisht në dorë frenat e lojës dhe e merr edhe setin e 3-të, 25-18, dhe gjithë ndeshjen 3-0. Kombëtarja kuqezi do të luajë sot ndeshjen e dytë me Zvicrën dhe për ta mbyllur më 8 Maj me duelin me përfaqësuesen vendase, Sllovakinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img