Thursday, May 2, 2024

Volejboll U19-Grupi G i Evropianit U19, në Tiranë

Lexo

Pas fazës finale të Evropianit të Nën-19-vjeçareve në 2018-ën dhe fazës finale të Evropianit të Nën-17-vjeçarëve në 2021-shin, Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) i është besuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), organizimi i ndeshjeve të grupit G të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Nën-19-vjeçaret. Këto ndeshje do të zhvillohen në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, dhe Shqipëria do të përballet me Austrinë dhe Poloninë, teksa Ukraina është tërhequr për arsye të konfliktit ushtarak me Rusinë.

E teksa para 4 vitesh Kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe do të drejtohej në atë Evropian historik nga trajneri Roland Tarja, tanimë ajo do të drejtohet nga ish-ndihmësi i tij, Ilir Thanasi, që do të ndihmohet nga Kliton Dodaj. Për shkak të tërheqjes së Ukrainës, numri i ndeshjeve në grupin e Shqipërisë është përgjysmuar, nga 6 në 3 dhe sot Austria sfidon Poloninë, në ndeshjen që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:00.

Të shtunën, në të njëjtën orë, Shqipëria zbret më parket për t’u përballur me Poloninë, ndërsa të dielën, mbyll ndeshjet e grupit me ndeshjen Austrinë. Edhe këto ndeshje do të sillen drejtpërdrejt nga RTSH Sport, së bashku me intervistat e protagonistëve para ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img