Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është kurorëzuar kampione e Evropës, duke siguruar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në finalen e sotme, Krasniqi mposhti xhudisten franceze Amandine Buchard, duke konfirmuar edhe njëherë dominimin e saj në këtë sport.
Ky është titulli i katërt evropian për Krasniqin, duke e renditur atë ndër xhudistet më të suksesshme në Evropë.


