Zrinjski Mostar-Vllaznia 0-1(Balaj 4’)
Zrinjski: Mariç, Corluka, Barisiç, Sunjiç, Tiçinoviç, Saviç, Malekinusiç, Ivançiç, Posevac, Cuze, Mulahusejnoviç. Trajner: Mario Ivankoviç
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Stojanoviç, Juriç, Bajrami, Qato, Krymi, Deliu, Mala, Balaj, Kahrimanoviç. Trajner: Thomas Brdariç
Vllaznia fiton miqësoren e dytë në Bosnje përballë Zrinjski Mostar në stadiumin e këtyrë të fundit.
Një ndeshje e nisur në mënyrën më të mirë për shkodranët që shënuan menjëherë në minutën e 2-të me Bekim Balajn. Ky ishte goli i vetëm i sfidës,por pak minuta më vonë kuqeblutë kishin mundësinë e artë të dyfishonin rezultatin falë një depërtimi fantastik të Malës i cili pason për Qaton të vetëm me portën bosh dhe ky i fundit bën më të vështirën duke e nxjerrë jashtë.
Djemtë e Brdariç u treguan mjaftë solid në fazën defansive duke izoluar gati çdo rrezikshmëri të kundërshtarëve. Me kalimin e minutave, Brdariç ndërroi të gjithë lojtarët duke provuar sa më shumë elementë.
Vllaznia do të zhvillojë një tjetër miqësore, e fundit përpara se të rikthehet në Shkodër më 4 korrik.
Fatos LAMAJ