Bayern Munich, ka njoftuar dy rinovime të rëndësishme ditën e sotme. Klubi bavarez, bën të ditur se ka zgjatur kontratën e bashkëpunimit me dy portierët, Manuel Neuer dhe Sven Ulreich.
Të dy këta lojtarë, kanë rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025, ndërsa njoftimi ka ardhur nga vetë klubi gjerman.
Manuel Neuer u rikthye nga një dëmtim i rëndë dhe mori menjëherë vendin e titullarit, duke treguar të njëjtën siguri në mbrojtjen e katërkëndëshit, ndërsa Ulreich tregoi se është gati ta zëvendësojë, duke ofruar jo pak garanci.