Monday, May 6, 2024

Zyrtare: Daniele De Rossi është trajneri i ri i Romës

Lexo

Tashmë është zyrtare: Daniele De Rossi është trajneri i ri i Romës. Pas shkarkimit të José Mourinhos mëngjesin e sotëm, klubi verdhekuq nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar ish-mesfushorin si trajnerin e ri.

“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi do të jetë trajneri i skuadrës deri në 30 qershor të vitit 2024. Pas 18 viteve të kaluara si futbollist verdhekuq, De Rossi rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në pankinën e skuadrës në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Veronës të shtunën në “Olimpico”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e klubit italian.

Daniele De Rossi ka thënë fjalët e para si trajner i Romës: “Dua të falenderoj familjen Friedkin që më besoi drejtimin e Romës. Do të jap maksimumin për të përballuar sfidat që na presin nga këtu deri në fund të sezonit.  Është i papërshkrueshëm emocioni për tu ulur në stolin e skuadrës sonë, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua. Nuk kemi kohë, as zgjedhje: duhet të jemi konkurrues dhe të luftojmë për objektivat tanë”, ka thënë mes të tjerash De Rossi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img